Mësues pedofilë në shkolla, shteti pa fuqi ligjore dhe reaguese për mbrojtjen e fëmijëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Emisioni hulumtues “Unpublished” ka trajtuar fenomenin e pedofilisë në institucionet arsimore, problematikë për të cilën nuk ka shifra zyrtare të rasteve të abuzimit seksual nga mësuesit pavarësisht se fenomeni është kthyer në shqetësim.

Studime të organizatave në mbrojtje të fëmijëve tregojnë për një shifër prej 2500 nxënës të ngacmuar seksualisht, por këtu përfshihen edhe ngacmimet nga bashkëmoshatarët.

“Pavarësisht se fëmijët kanë filluar të denoncojnë ngjarje të ngacmimeve seksuale, ende shikojmë një mungesë veprimi totale nga ana e përgjegjësve, ministra, zv.ministrat dhe të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore për të gjetur zgjidhje”, shprehet Altin Hazizaj, Drejtori i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA).

Rasti i mësuesit në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat, që rezultoi se ishte i dënuar për ngacmim seksual u zbulua vetëm pas denoncimit të vetë nxënësve. Ministrja e Arsimit vendosi largimin nga puna dhe hetim administrativ për përgjegjësit e punësimit të tij.

Nga ana e saj Drejtoria Arsimore e Beratit reagoi duke theksuar se mësuesi ishte punësuar sipas ligjit. Po çfarë parashikon ligji për punësimin e mësuesve?

Pas shpalljes së vendit vakant, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për mësues zëvendësues, thotë se ai do zgjidhet përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Në rastin në fjalë nuk pati asnjë aplikant.

Drejtoria arsimore thekson në deklaratën e saj se në këto kushte, u detyrua të pranojë kandidatin e vetëm Engjëll Bregu, i cili kishte çuar dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore.

Sipas DAR Berat, që prej vitit 2014 personi kishte një dëshmi penaliteti si “i padënuar”. Madje ai kishte qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të tjera të Beratit.

Po në çfarë filtri kalon një person për t’u punësuar në sistemin arsimor shqiptar? Vetëm në atë profesional. Sa për pjesën tjetër që mund të cenojë sigurinë e nxënësve në shkolla nuk ka asnjë testim.

“Unpublished” iu drejtua me një shkresë Ministrisë së Arsimit për të parë nëse aspekte si shëndeti mendor apo të tjera janë pjesë ë testimeve për punësim. Sipas përgjigje, në testin e marrjes së licencës për mësuesi, ka pyetje që lidhen me etikën.

“Shteti duhet të bëjë ç’është e mundur që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve duke vendosur disa rregulla të shëndetshme për mësuesit, edukatorët, për dadot, për kujdestarët dhe për këdo që u është lënë në besim fëmija”, shprehet Valbona Miekley, psikologe.

Po cilat janë përpjekjet e sistemit arsimor për të identifikuar rastet e abuzimit së pedofilëve në shkolla? Ministria e Arsimit duke iu përgjigjur interesit të Euronews Albania thotë se “instrumentet që përdoren për identifikimin e rasteve të ngacmimit apo abuzimit seksual janë pyetësorë, fokus-grupe, takime individuale, vëzhgimet në klasa, referimet e mësuesve pasi kanë vërejtur ndryshime në gjendjen psiko- emocionale dhe sjelljet e nxënësit dhe në disa raste këto raportime vinë nga vet prindërit e fëmijëve”.

Por a mjaftojnë këto masa? Rastet e shtuara të pedofilisë në shkolla, flasin për të kundërtën.

“Ne kemi një kuadër ligjor shumë të mirë në fakt. Kodi i drejtësisë penale për të mitur ka përcaktuar detyrime dhe përgjegjësi për të gjitha institucionet me qëllimin kryesor për mbrojtjen e fëmijës, sidomos të fëmijëve viktima dhe ka krijuar një rrjet institucionesh dhe mekanizmash të cilët së bashku duhet të bashkëveprojnë, për të siguruar mbrojtjen e fëmijës por edhe parandalimin”, shprehet Silvana Alimadhi, shefe e Sektorit ër të Miturit dhe Dhunën në Familje në Policinë e Shtetit.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...

Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në dy muaj

Ambasadorja e SHBA-së, Julianne Smith ka thënë se Suedia dhe Finlanda mund t'i bashkohen NATO-s në "dy muajt e ardhshëm". Në një intervistë, ajo tha...


TË FUNDIT

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...

Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në dy muaj

Ambasadorja e SHBA-së, Julianne Smith ka thënë se Suedia dhe Finlanda mund t'i bashkohen NATO-s në "dy muajt e ardhshëm". Në një intervistë, ajo tha...

G7 ofron mbi 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Liderët financiarë të G7 kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 18.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’. Ministrat e Financave dhe guvernatorët e...

Gjermania miraton mandatin e vaksinës për punonjësit e shëndetësisë

Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka miratuar një mandat për punonjësit e shëndetësisë që të vaksinohen kundër COVID-19. Gjykata Kushtetuese Federale njoftoi të enjten se...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER