“Udhëtarët” eksplorojnë të veçantat e rrethinave të Shkodrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me serinë e radhës të emisionit “Udhëtarët”, gazetarët Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë për vendet më interesante të rrethinave të Shkodrës.

Pasi eksploruan qytetin e Shkodrës destinacionet e radhës janë Gajtani dhe Zogaj janë disa nga zonat më të veçanta, të cilat mund të qasen lehtësisht me biçikletë apo dhe makinë pasi nuk janë shumë larg qytetit.

“Udhëtarët” vizituan si fillim shpellën e Gajtanit, e cila ka qenë strehë për njerëzit e kohës së paleolitit. Udhërrëfyesi, profesori i gjeografisë, 73-vjeçari Aleks Dushi, tregoi edhe për zakonet e hershme të banorëve që mendohet se jetuan në të.

Rrugëtimi për në qytezën e Gajtanit është gjithashtu interesant pasi mban gjurmë të hershme të qeramikave apo punimeve prej balte, si dhe rrënojat e mureve të qytetit të vjetër ilir.

Zogaj, një fshat i vogël buzë liqenit të Shkodrës, është gjithashtu një pikë tejet interesante për t’u vizituar në Shkodër. E njohur për peshkimin dhe punimet e tezgjahut “Udhëtarët” tregojnë edhe për disa prej traditave që i karakterizojnë banorët e saj.

Prodhimi i qilimave me modele të vjetra në tezgjah mbahet gjallë në Zogaj nga një grup grash të cilat i kanë trashëguar ato brez pas brezi. Motivet kombëtare, por edhe prej natyrës apo liqenit paraqiten në mënyrë fantastike në punimet e tyre.

Ashtu si në qytetin e Shkodrës, edhe në rrethinat e saj oborret me lulebore apo livandë janë karakteristikë kryesore, ndërkohë që vozitjet në liqen dhe peshkimi janë gjithashtu pjesë e pandashme e përditshmërisë së banorëve.

Përmes një lundrimi me varkë “Udhëtarët” mundën të përcjellin pamje fantastike nga natyra e liqenit deri në kufirin me Malin e Zi.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER