4 atraksione që nuk duhet t’i humbisni në Fushë-Arrëz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës – rreth 35 minuta me makinë,– është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike që ja vlejnë absolutisht të vizitohen. Tashmë është e qartë, veriu i Shqipërisë është një parajsë alpine për të gjithë ata që duan ajrin e pastër, peizazhet mahnitëse malore dhe si dhe kurorat e pyjeve të shumta që rrethojnë këto qytete dhe japin mundësi të shumta për ecje, ndalesa në burime të kristalta ujore dhe mbi të gjitha, mbushin mushkëritë e vizitorëve me ajër tejet të munguar në metropolet ku jetojmë.

Këto janë disa nga atraksionet turistike të Fushë-Arrëzit, të cilat nuk duhet t’i humbisni.

Frutat e Pyllit

Pamje nga pika e grumbullimit, Fushe-Arrez

Sigurisht klima alpine lejon për prodhimin e frutave nga më të ndryshmet duke filluar nga boronica, mjedra por edhe dredhëzat. Frutat rriten më Bjeshkë e më pas transportohen në qytet për tu mbledhur në Pikën e Grumbullimit të Frutave të Pyllit, Fushë-Arrëz që më pas furnizon të gjithë tregun vendas por edhe atë të eksportit. Këto magazina bëjnë edhe lëngje të ndryshme tejet të shëndetshme prej frutave të pyllit që sigurisht, për këdo që ja di mirë vlerat këtyre frutave dhe ushqimeve organike në përgjithësi, Fushë-Arrëzi është një pikë ndalimi perfekte për të provuar dhe pse jo për të bërë një furnizim të shpejtë me këto prodhime bio.

Ujëvara e Kryeziut

Ujevara e Kryeziut, Fushe Arrez

Rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Fushë-Arrëzit, kjo ujëvarë ndodhet në fshatin me po të njëjtin emër, i cili është pjesë e 100 fshatrave turistike që ofrojnë vende të shumta mbresëlënëse për këdo që e do natyrën. Ajo ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik. Kjo ujëvarë përrallore ka dy pragje me 3-4 metër lartësi secili dhe dy pellgje me thellësi mbi 1 metër. Për të gjithë ata që gjenden në Pukë ose Fushë-Arrëz, kjo ujëvarë nuk duhet humbur dhe është lehtësisht e arritshme me anë të rrugës Fushë Arrëz-Kryezi. Kjo ujëvarë ofron mundësinë për t’u larë në ujërat e saj të kristaltë por edhe për ato ditë kur temperaturat nuk janë mjaftueshëm të larta, zona ofron guva të shumta natyrore dhe shkëmbinj përrallor që nuk duhen humbur.

Punuesit e drurit

Punuesit e drurit, Fushe-Arrez

Zona e Fushë-Arrëzit është e rrethuar me pyje të larta sidomos të pemës së pishës, ndaj sigurisht në këtë qytet nuk kishin si të mungonin dru punuesit të cilët me shumë mjeshtri të trashëguar brez pas brezi krijojnë punime artistike prej druri duke filluar nga gdhendja e drurit e deri tek teknikat e hershme të pirografisë, të cilat lejojnë të vizatohet mbi sipërfaqet e drurit me anë të djegies. Sigurisht, këto teknika bëjnë të mundur që punishtet dhe dyqanet në këtë zonë të ofrojnë suvenire të ndryshme si edhe punë me porosi.

Flija

Flija tradicionale e gatuar ne prush

E si mund të mungonte ky ushqim tradicional i veriut të Shqipërisë që sigurisht në Fushë-Arrëz është trashëguar brez pas brezi dhe vazhdon të gatuhet me dashuri dhe përsosmëri në mënyrën tradicionale në saç dhe në furrën e drurit.  E përbërë prej dhjetëra petësh brumi, gjalpit dhe kremit të qumështit të vendosura në kate njëra mbi tjetrën, kjo pjatë tradicionale duhet të provohet të paktën një herë në jetë pasi asgjë nuk mund të krahasohet me të.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER