4 aspekte të veçanta të Lezhës që duhen vizituar me patjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emisioni “Udhëtarët” në Euronews Albania tregon disa nga veçantitë që ofron për turizëm Lezha.

Qyteti mund të vizitohet lehtësisht me makinë nga Tirana, – rreth 65 kilometra në veri, – apo Shkodra, – rreth 38 kilometra në jug.

1. Sitet historike të qytetit:

Gjurmët e qytetërimit në Lezhë datojnë së paku epokën e bronzit me rrënoja arkeologjike të ilirëve të gjetura në Malin e Shëlbuemit, apo në grykëderdhjen e Drinit. Në antikitet qyteti quhej “Lissos/Lissus” dhe më vonë u njoh gjerësisht për zhvillimin si qytet i fortifikuar nën ndikimin e fiseve ilire si ardianët apo labeatët.

Nga ky zhvillim i asaj periudhe ka zanafillën kalaja e Lezhës, e cila është një nga pikat më tërheqëse për t’u vizituar.

Mesjeta është ajo që njeh zhvillimet më domethënëse të historisë që trashëgon Lezha ku pas dyndjeve sllave dhe zbehjes së perandorisë Bizantine në rrethinat e saj u shfaqën otomanët. Do të ishte viti 1444 kur heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të mblidhte prijësit e të gjitha principatave për të kryesuar një luftë dhjetëra-vjeçare kundër turqve.

Kuvendi i asaj periudhe njihet si “Besëlidhja e Lezhës”, por Lezha ka një lidhje tjetër me Skënderbeun. Pas vdekjes së tij në vitin 1468, ai u varros në rrethinat e këtij qyteti, në Kishën e Shën Kollit, kishë që më vonë pas pushtimit otoman u kthye në Xhaminë e Selimies.

2. Plazhet e Shëngjinit dhe Tales:

Lezha ka dy zona plazhi fantastike të njohura si Shëngjini dhe Talja, të cilat janë tejet popullore sidomos për familjarët.

Shëngjini ndodhet vetëm 15 minuta larg qytetit me makinë, ndërsa Talja 20 minuta.

3. Laguna e Kune-Vain:

Laguna e Kune-Vainit është një park natyror i formuar nga grykëderdhja e lumit Drin në detin Adriatik. Ka një hapësirë prej rreth 44 kilometrash katrorë dhe një ekosistem që përveç gjallesave ujore është tejet i rëndësishëm edhe për shpendët.

Zona është strehë e rreth 60 lloje peshqish dhe insektesh, 200 specie shpendësh shtegtarë dhe jo-shtegtarë dhe mbi 20 specie gjitarësh.

Ajo ka një pistë biçikletash përmes së cilës mund të vizitohet lehtësisht për t’u shikuar më nga afër, ndërsa ofrohet si mundësi edhe lundrimi me varkë.

Për të pasionuarit e botës së egër nga një kullë vrojtimi mund të kundrohen shpendë si çafka, karabullaku, flamengot apo dhe pelikanët.

4. Kulinaria dhe traditat popullore:

Zadrima dhe Kallmeti janë dy nga zonat më interesante që nuk duhen lënë pa vizituar në Lezhë.

Të njohura për kulinarinë me disa sipërmarrje agroturizmi dhe sidomos për artizanatin Zadrima ofron shumë për vizitorët.

Ngjashëm edhe Kallmeti, që ofron varietete fantastike të vreshtarisë me produkte të njohura të verës. Plus kësaj zona ruan ende tradita dhe zakone të vjetra ku spikasin veshjet karakteristike.

“Udhëtarët” këshillojnë…

Për të qëndruar në Lezhë emisioni “Udhëtarët” këshillojnë që të zgjidhni “Hotel Liss”, i cili ndodhet në qendër të qytetit dhe që prej vitit 1972 ofron plot mundësi akomoduese, salla për konferenca dhe mjedise moderne.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER