“Udhëtarët” vizitojnë Lezhën e “Besëlidhjes”, që t’i ofron të gjitha, plazhin, historinë dhe traditën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lezha është ndër të vetmit qytet në Shqipëri që ka pranë dy lumenj, dy laguna, dy plazhe fantastike, një kala dhe plot histori e tradita, të cilat ia vlen të njihen nga afër.

Rëndomtë këtë qytet e njohin për plazhet si ato të Tales, apo Shëngjinit, për “Kuvendin e Skënderbeut” të mbajtur në vitin 1444, por “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë në emisionin e radhës se ky qytet ofron më tepër se kaq.

Qyteti i Lezhës, buzë Adriatikut, ndodhet mbi 65 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 38 kilometra në jug të Shkodrës. Mund të arrihet lehtësisht me më pak se një orë rrugë me makinë nga Shkodra dhe diçka më shumë nga Tirana.

Sikurse tregojnë Loneta dhe Renaldo, qyteti ofron plot mundësi për turistët pasi ka dy shëtitore tejet interesante buzë lumit Drin që kalon përmes. Kalaja e Lezhës, – e cila mban gjurmë të hershme ilire, rindërtuar disa herë nga venedikasit e më vonë nga otomanët, – që qëndron mbi një kodër rreth 5 minuta larg qendrës është gjithashtu një aset më vete nga ana e trashëgimisë historike.

Në vitin 1444 Lezha ishte nën protektoratin e Venedikut dhe më 2 mars në këtë zonë Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi prijësit e të gjitha zonave për të mbajtur një Kuvend përbashkues për të luftuar otomanët. Në histori ky Kuvend do të njihej si “Besëlidhja e Lezhës” dhe në ditët e sotme “Besëlidhja” është e kudondodhur në Lezhë.

Renaldo vë në dukje se “Besëlidhje” quhet skuadra e futbollit të qytetit. Kështu quhet një kopsht, një shkollë, një lagje dhe madje shumë biznese u kanë vënë emrin sipërmarrjes së tyre njësoj. Kjo tregon për rëndësinë që u japin lezhjanët historisë dhe trashëgimisë së saj brez pas brezi.

Megjithatë Lezha ofron plot mundësi edhe në rrethinat e saj ku dallojnë Zadrima dhe Kallmeti.

Zadrima, përveçse një vend shumë tërheqës, njihet për punimet artizanale. Terezë Gega tregoi për “Udhëtarët” se si është mundur të modernizohet stili tradicional i veshjeve zadrimore punuar në tezgjah. Me të njëjtin model pune si dikur, gratë si Tereza kanë sjellë fustane, pelerina, çanta dore apo dhe shalle tejet moderne dhe të kërkuara nga të rinjtë.

Në Kallmet ndërkohë, njohur kryesisht për vreshtarinë dhe varietetet e rakisë apo verërave, Loneta tregon se ka një trashëgimi fantastike të etnografisë ku kostumet popullore ende ruhen dhe punohen nga banorët e zonës.

Në perëndim Lezha ka lagunën fantastike të Kune-Vainit formuar nga grykëderdhja e Drinit, të cilën Loneta pati mundësinë ta vizitojë nën udhë-rrëfimin e Besiona Simonit. Më në jug është gjithashtu një lagunë tjetër si ajo e Patokut e formuar nga grykëderdhja e Matit.

Në laguna mundet të pedalohet me biçikletë, apo të lundrohet me varkë ndërsa zona është fantastike për kundrimin e shpendëve si çafka, karabullaku, flamengot apo dhe pelikanët.

Përveç të gjitha këtyre mundësive, Lezha ofron shumë edhe për të pasionuarit pas peshkimit.

Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën dhe rrethinat e saj, Malësinë e Madhe, Pukën dhe Fushë-Arrëzin, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

SPAK fillon hetimet për Fatmir Mediun

SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun, dosjen e të cilit e mori disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë. Kalimi i akteve është bërë...

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER