6 pika që duhen vizituar me patjetër në Valbonë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, i cili prej vitesh është kthyer në një prej atraksioneve më të mëdha të turizmit në veri.

Euronews Albania sjell më poshtë disa prej pikave më të veçanta që nuk duhen lënë pa vizituar.

“Kanioni dhe vrella e Shoshanit”:

Rreth 6 kilometra në verilindje të qytetit të Bajram Currit, në fshatin Shoshan në hyrje të parkut të Valbonës, lumi ka formuar një kanion fantastik mes masiveve malore të Shkëzlenit (2,404 m) nga verilindja dhe të Alpeve në krahun e së ashtuquajturës “Maja e Potkuqit” (850 m) nga perëndimi.

Një ndalesë në këtë pikë është për të mos u humbur.

Pikërisht mbi këtë kanion mbi një urë mund të shijohet pamja magjepsëse e lumit të Valbonës ndërsa poshtë në një pjesë pas grykës, të pasionuarit pas notit apo dhe aventurave mund edhe të lahen.

Më tutje poshtë ndodhet dhe “vrella e Shoshanit” një burim ujor monument natyre në të cilin ndodhet edhe një mulli mbi njëqindvjeçar i njohur si “Mulliri i Bajram Currit”.

Kanioni i Shoshanit, foto: Erblin Vukaj.

Shpella e Dragobisë:

Njohur kryesisht prej elegjisë së Fan Nolit kushtuar figurës së Bajram Currit, i cili vdiq në këtë vend në vitin 1925, “Shpella e Dragobisë” është një pikë tejet interesante për t’u arritur për të pasionuarit pas ecjes dhe eksplorimit të natyrës. Me një distancë rreth 2.6 kilometra dhe disnivel 300 metra (700-1000 metra) shtegu për në shpellë është relativisht i lehtë dhe i shënjuar.

Mulliri i vjetër Valbonës:

Rreth 10 kilometra përtej Dragobisë buzë Valbonës ndodhet mulliri i vjetër që mban emrin e lumit. I rindërtuar disa herë, mulliri ka një urë këmbësorësh përmes së cilës mund të arrihet.

Prej kësaj ure mund të shijohet edhe më mirë se në Shoshan ngjyra, zhurma dhe rrjedha e lumit pasi distanca është edhe më e afërt. Kjo vendndodhje është kthyer në atraksion për turistët pasi askush nuk largohet që aty pa bërë një foto.

Liqeni i Xhemës nga lart, “Udhëtarët”, Euronews Albania.

Liqeni i Xhemës:

Formuar nga reshjet e shiut apo dhe prej shkrirjes së dëborës, liqeni i Xhemës është rreth 10-15 minuta larg në këmbë nga rruga kryesore. Liqeni mes një pylli të vogël ofron një pamje fantastike, sidomos në pranverë dhe vjeshtë ku ka maksimumin e ujit.

Uji i kristaltë i Liqenit të Xhemës, foto: Erblin Vukaj.

Majat e Alpeve, “Bjeshkëve t’Namuna”:

Lugina e Valbonës ofron pafundësi mundësish për të pasionuarit pas ngjitjeve në male pasi ka numrin më të madh të majave me mesataren mbi 2 mijë metra në Shqipëri të mbledhura të gjitha në Alpet rreth saj.

Prej këtyre majave dallojnë: “Maja e Çet-Harushës” (2,042 m), “Maja e Çeremit/Gjarprit” (2,213 m), “Maja e Ismet Sali-Bruçajt” (2,235 m), “Maja e Thatë” (2,406 m), “Maja e Peçmarës” (2,424 m), “Maja e Kollatës” (2,554 m), “Maja e Zezë” (2,585 m) dhe mbi të gjitha “Maja e Jezercës” (2,694 m), që ofron një nga sprovat më të mëdha të dashamirësve të ngitjeve në Shqipëri.

Këshillohet që për ngjitjen e tyre të pasionuarit të koordinohen me grupe lokale apo grupe të specializuara, ndërsa është e domosdoshme të kesh një përvojë të caktuar me lartësitë.

Nëse nuk jeni tipa ngjitjesh apo ecjesh të gjata në male, një shëtitje qoftë dhe përgjatë rrugës kryesore është fantastike në valbonë.

Lugina e Valbonës parë nga Rrogami, foto: Erblin Vukaj.

Ujëvara e Valbonës:

Valbona buron rreth 5 kilometra në perëndim të Rragamit, fshatit të fundit të banuar në luginë. Rrugëtimi për të shkuar atje është mesatarisht i lehtë dhe këshillohet që të bëhet pas shkrirjes së borës në pranverë pasi në kohë të ftohtë terreni mund të bëhet tejet i vështirë për t’u kaluar.

Vlen të thuhet se uji i Valbonës buron kryesisht nga shkrirja e dëborës dhe për këtë në muajt e verës ujëvara i pakëson ndjeshëm prurjet.

Ujëvara e Valbonës, foto: Erblin Vukaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Irani pajtohet për rifillimin e bisedimeve bërthamore

Irani ka pranuar të rikthehet në bisedimet për armët bërthamore para fundit të muajit nëntorit, tha kryenegociatori iranian Ali Bagheri Kani të mërkurën. Këto negociata...

Ambasadori çek thirrje për bashkëpunim urgjent mes partive

Bashkëpunimi mes partive në Shqipëri është thelbësor për rrugën drejt BE-së, sipas ambasadorit çek në Shqipëri Jaroslav Ludva. Duke qenë se detyrat kryesore si nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER