“Udhëtarët” vizitojnë Tropojën e këngëve, valleve dhe bukurive të Valbonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Falë bukurive të Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës dhe traditave të mirënjohura të mikpritjes Tropoja është bërë prej vitesh një nga zonat më të vizituara të veriut.

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në serinë e radhës pikërisht veçantitë e Tropojës.

Qendra e Tropojës është në qytetin e Bajram Currit, që mban emrin e prijësit të shquar të Malësisë së Gjakovës, i cili e përfaqësoi dhe udhëhoqi këtë krahinë para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë. Qyteti ndodhet 220 kilometra në veri të Tiranës – rreth 4 orë me makinë

Bajram Curri u zhvillua si qendër urbane në fund të viteve 50-të. Në të ndodhen muzeu, institucionet kryesore qendrore dhe lokale, stadiumi i lojërave me dorë si dhe disa prej hoteleve më të mira të zonës.

Loneta dhe Renaldo tregojnë menjëherë veçantinë kryesore që i karakterizon tropojanët, sofrën e bollshme me ushqime me të cilën priten miqtë. Në këtë pjesë rapsoditë me çifteli për trimërinë bashkë me vallen Tropojës janë elementët që dallojnë.

Por përveç mikpritjes, rapsodive dhe valles Tropoja është e njohur për bukuritë e natyrës që ofron sidomos Lugina e Valbonës.

E gjendur rreth 30 minuta larg nga qyteti i Bajram Currit, lugina shtrihet mes masiveve malore të Alpeve dhe ofron pamje magjepsëse të gjelbërimit, madhështisë së maleve dhe rrjedhës së kaltër të ujit.

Përgjatë luginës ka plot bujtina, të cilat mundësojnë qëndrimin në kushte bashkëkohore pa lënë pas as traditën.

Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë-Arrëzin, Lezhën dhe Mirditën, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

SPAK fillon hetimet për Fatmir Mediun

SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun, dosjen e të cilit e mori disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë. Kalimi i akteve është bërë...

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER