“Udhëtarët” ju flasin nga Kukësi, qyteti i bujarisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mikpritja dhe bujaria janë disa nga karakteristikat më të njohura për Kukësin, që ndër të tjera është i pasur edhe me plot vende të bukura.

Pikërisht këtë vend kanë vizituar në serinë e radhës “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët kanë mundur të vizitojnë edhe fshatin e Shishtavecit.

Kukësi ndodhet në verilindje të Shqipërisë rreth 150 kilometra larg Tiranës – diçka më shumë se dy orë udhëtim me makinë. Njihet për faktin se aty bëhen bashkë “Drini i Bardhë” (buron në Radavc, Kosovë) dhe “Drini i Zi” (buron nga Liqeni i Ohrit, Maqedoni e Veriut).

Zbulime arkeologjike – si ato në Kolsh, Bardhoc, Përbreg apo Gostil – tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar që prej kohëve të neolitit e më tej në epokën e bronzit ku janë gjetur disa tuma ilire.

Qyteti i dikurshëm i Kukësit shtrihej në luginën e formuar nga dy lumenjtë e Drinit, mirëpo në fillim të viteve 1970-të, me ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës, qyteti u përmbyt dhe mbi një kodër pranë u ngrit qyteti i ri me një infrastrukturë të re, pjesë e së cilës është edhe “Radio Kukësi”.

Radioja u ngrit 60 vite më parë gjatë viteve të diktaturës dhe këtë e dëshmon një basoreliev që mban ende yllin komunist. Për dhjetëra vite gjatë si regjimit dhe më vonë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës kjo radio ka qenë pikë referimi për shqiptarët, një pjesë e të cilëve sikurse dëshmon Jonuz Hallaçi njoftonin të afërmit e tyre se ku ndodheshin, apo u dërgonin përshëndetje.

Në fakt vetë qyteti i Kukësit dalloi gjatë vitit 1999 në luftën e Kosovës duke pritur dhjetëra mijëra familje shqiptarësh të shpërngulur nga lufta, për këtë në qendër është ngritur “Kulla e Përkujtimit” një monument interesant që e përkujton këtë pjesë.

Në “Radio Kukësi”, “Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo patën mundësinë të përfshiheshin edhe në emisionin “Bota e fëmijëve” të Qazim Velisë duke përcjellë përvojën e tyre dhe mesazhe për të vegjlit.

Por Kukësi duhet thënë se dallon edhe për natyrën e bukur dhe vlerat e larmishme kulturore, ku një fshat si Shishtaveci i përçon ato më së miri.

Shishtaveci ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Kukësit në një zonë malore me potencial shumë të madh turistik. Rruga për atje gjarpëron përmes “Grykës së Vanave” një grykë e thellë e krijuar nga lumi Luma mes malit të Gjallicës (2,489 m) dhe Koritnikut (2,932 m).

Për në Shishtavec kalohen disa fshatra të njohur për bukuritë e natyrës me ujëvara dhe bjeshkë si Brekijet, Topojani, apo Novoseja.

Shishtaveci – si dhe fshatra të tjerë si Zapodi, apo Orgjosti – njihet prej faktit se aty jeton një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare të Gorës – shtrirë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, –  një popullsi sllave e ardhur kryesisht gjatë shekullit XII nga lëvizjet e ashtuquajtura bogomile prej Bullgarisë jugperëndimore gjatë periudhës bizantine.

Prej vitit 2017 ky komunitet njihet si pakicë kombëtare bullgare, e cila trashëgon ende gjuhën dhe veshjet tradicionale të saj, ndërkohë që kjo krahinë bashkëjeton paqtë me shqiptarët dhe komuniteti është i mirë-integruar në Shqipëri.

Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë-Arrëzin, Lezhën, Mirditën dhe Tropojën, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kur të marrim presidencën e BE-së do ju ndihmojmë me integrimin, thotë ambasadori çek

Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë drejt integrimit sapo të marrim presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva...

Helmimi nga plumbi, mjeku Alimehmeti: Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç më të rriskuar

Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç janë shumë të rriskuar për t’u helmuar nga plumbi, thotë mjeku Ilir Alimehmeti. Në studion e “Mirëmëngjes” ai tha...

Kukulla e ‘Squid Game’ në një park në Korenë e Jugut, tërheq vizitorë të shumtë

Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale. Kukulla e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER