6 vende që nuk duhet t’i humbisni në Dibër nëse ju pëlqejnë aventurat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot, udhëtarët shkuan në pjesën verilindore të Shqipërisë, në krahinën e Dibrës. Me një popullsi prej rreth 177,846 banorësh, Dibra njihet për bukuritë natyrore dhe specialitetet e kulinarisë.

Për ata që pëlqejnë aventurat, një nisje e mirë drejt 6 vendeve që kemi përzgjedhur si për të mos u humbur në Dibër, do të ishte kalimi nga rruga e vjetër, e cila ofron një pamje fantastike të malit më të lartë të Shqipërisë, Korabit.

Më poshtë, 6 vendet që nuk duhet t’i humbisni nëse ju pëlqejnë aventurat

Kepi i Matjes

Legjenda thotë se banorët e zonës, në mënyrë që të mësonin nëse iu kishte ardhur momenti për të vendosur kurorë, shkonin tek “Kepi i Matjes” dhe nëse hunda iu arrinte tek vendi i caktuar, atëherë mund të martoheshin, e nëse jo mbeteshin beqar.

Shpella e Soponikës

Shpella e Soponikes

Kanioni i Setës nis në grykëderdhjen e lumit Seta aty ku bashkohet me Drinin e zi dhe mbaron tek liqenet e Lurës. Shpella e Soponikës është pjesë e këtij kanioni e cila është shpallur monument monument natyror. Distanca më e largët që ka mundur të shkelë këmba e njeriut është deri në 800 metra, por mendohet se shpella, e veçanta e së cilës është tek ngjyra e artë e stalaktiteve, kalimet nënujore për të përshkuar nga njëri krah në tjetrin, është shumë e madhe se aq.

Kanionet e Setës

Kanionet e Setës

Nëse ndjek krahun e djathtë të Kanionit Setës, i cili ka një gjatësi prej më shumë se 3 kilometrash, mbërrin në Lurë dhe më pas në Kalanë e Skënderbeut.

Parku Kombëtar i Lurës

Parku Kombëtarë i Lurës në verilindje të Shqipërisë shtrihet në një zonë rreth 202 km2 dhe është shpallur zonë e mbrojtur që nga viti 1966 për të mbrojtur ekosistemin dhe bio-diversitetin që ofron natyra në këtë pjesë të Shqipërisë. Lura ndodhet në pjesën lindore të malit “Kurora e Lurës”. Parku mund të vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë. Diçka që vlen të përmendet për këtë zonë të Shqipërisë është shprehja e të madhit At Gjergj Fishta i cili tha se “Kush nuk ka parë Lurën nuk e njeh Shqipërinë”.

7 liqenet e Lurës

7 liqenet e Lurës, Dibër

7 liqenet e Lurës njihen si “Perla e Shqipërisë”. Ato janë liqene akullnajore që gjenden në një lartësi 1350-1720 m mbi nivelin e detit. Liqenet gjenden në një sipërfaqe rreth 1.280 hektarë, dhe mes tyre gjenden edhe liqenet më të vegjël si: Liqeni i Pishave, Liqeni i Zi dhe Liqeni i Luleve që plotësojnë plot 12 liqenet e Lurës. Në dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli dhe thuhet se kanë veti të ndryshme kurative.

Radomira

Foto: Radomira, FB

37 kilometra nga Peshkopia, Radomira është shpallura një nga 100 fshatrat turistike më të dashura në Shqipëri. Radomira ndodhet në rrëzë të malit më të lartë në vend, Korabit. Ky fshat është i rrethuar nga pisha dhe burime të ndryshme një ndër të cilët njihet si “Kroi i Mbretit”. Në Radomirë gjenden hane dhe bujtina të ndryshme që ofrojnë ushqime dhe suvenire tradicionale të zonës që nuk ja vlen t’i humbisni.

 

LEXONI GJITHASHTU

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER