“Udhëtarët” në Dibrën historike dhe mrekullive të natyrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dibra është një nga krahinat më të pasura me histori frymëzuese, bukuri natyrore dhe specialitete të kulinarisë.

Pikërisht këtë vend vizituan në serinë e radhës “Udhëtarët”, Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.

Për të shkuar në qytetin e Peshkopisë, nga Kukësi ku ishin ditën e shkuar, “Udhëtarët” përshkuan rreth 70 kilometra rrugë për diçka më pak se 2 orë me makinë duke shijuar peizazhin fantastik të parkut natyror Korab-Koritnik.

Rruga nga Tirana është më e gjatë, rreth 110 kilometra – 3 orë e gjysmë me makinë – dhe prej kohësh pritet që me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” kjo largësi të përgjysmohet.

Dibra është e njohur për betejat e lavdishme të Gjergj Kastriot Skënderbeut ku spikat ajo e shtatorit 1444 në fushën e Dibrës së Poshtme, në fshatrat si Çidhën apo Kastriot ku diku më sipër mbi kanionet e Setës ndodhen dhe rrënojat e kalasë që heroi ynë kombëtar ngriti asokohe.

Zona është jashtëzakonisht e pasur me burime ujore si Seta, Sina apo Sopanika, të cilat burojnë nga malësia e Lurës. Paralelisht ka dhe plot shpella, ku në një prej tyre buron pikërisht Sopanika e cila ka gjithashtu një ujëvarë fantastike.

Shtigjet për në këto vende natyrore janë relativisht të lehta, por kërkojnë veshje të përshtatshme për ecje dhe sidomos për aventurierët që kërkojnë të eksplorojnë shpellat, duhet pasur kujdes që një gjë e tillë të bëhet me pajimet e duhura, si kokore, drita dhe për më në thellësi edhe maska oksigjeni.

Këto vendndodhje gjenden rreth një orë larg me makinë nga qyteti i Peshkopisë, ndërsa më në perëndim, ndodhen edhe kanionet e Setës, të cilat ofrojnë një peizazh marramendës dhe mund të qasen lehtësisht me ecje në këmbë. Edhe këto kanione kanë disa ujëvara dhe shpella të cilat mund të eksplorohen.

Por, Dibra nuk ka vetëm bukuritë e natyrës. Ajo njihet gjithashtu për mikpritjen dhe kulinarinë ku spikat si specialitet jufka me pulë fshati, byreku i misrit, revania apo dhe bakllavaja.

Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë-Arrëzin, Lezhën, Mirditën dhe Kukësin, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Irani pajtohet për rifillimin e bisedimeve bërthamore

Irani ka pranuar të rikthehet në bisedimet për armët bërthamore para fundit të muajit nëntorit, tha kryenegociatori iranian Ali Bagheri Kani të mërkurën. Këto negociata...

Ambasadori çek thirrje për bashkëpunim urgjent mes partive

Bashkëpunimi mes partive në Shqipëri është thelbësor për rrugën drejt BE-së, sipas ambasadorit çek në Shqipëri Jaroslav Ludva. Duke qenë se detyrat kryesore si nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER