“Udhëtarët” në Elbasanin e “Normales” dhe personaliteteve historike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elbasani është një qytet që mban fshehur plot histori, kulturë dhe tradita, të cilat ia vlen të zbulohen. Pikërisht për të ngacmuar kureshtjen, në këtë pjesë “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin anët më tërheqëse.

Qyteti ndodhet rreth 40 kilometra në juglindje të Tiranës dhe shtrihet në një fushë buzë lumit Shkumbin. Zanafilla e këtij qyteti është faktuar të jetë së paku dymijë vjeçare me zbulime arkeologjike që kanë nxjerrë në dritë vendbanime të hershme ilire.

Elbasani njihej fillimisht me emrat Mansius, apo Skampius dhe gjatë periudhës romake u kthye në një nga qendrat më të zhvilluara në rajon për shkak se përgjatë saj u ndërtua dhe “Via Egnatia” (Rruga tregtare Egnatia), e cila lidhte lëvizjet nga deti Adriatik me ato në detin Egje, apo më saktësisht Romën me Kostandinopojën (Stambollin e sotëm).

Si rrjedhojë e këtij zhvillimi romakët ngritën një fortesë në Elbasan, e cila asokohe shërbente për legjionin ushtarak që do të ruante rrugën tregtare. Disa shekuj më vonë turqit osmanë e ri-themeluan qytetin duke fortifikuar kalanë dhe duke e përdorur atë kryesisht si qendër për mësymjet ushtarake drejt Krujës dhe pjesës veriperëndimore të Ballkanit.

Ditët e sotme kalaja e Elbasanit mbetet ndër të vetmet që është ende e banuar dhe brenda saj janë disa shtëpi historike, xhamia, apo dhe kisha. Ndër pikat interesante janë Xhamia Mbret, muzeu i Kostandin Kristoforidhit, Muzeu i Aleksandër Xhuvanit, apo monumentet e personaliteteve të tjera si Lef Nosi, apo Aqif Pashë Elbasani.

Ky qytet njihet për veprimtarinë e shquar për liri dhe pavarësi, por mbi të gjitha për Kongresin e Elbasanit, i cili në vitin 1909 dakordësoi hartimin e programeve unike për shkolla shqipe dhe për këtë themeloi “Normalen e Elbasanit”.

Rudolf Deliana, ish-nxënës i “Normales”, tregoi për “Udhëtarët” rëndësinë e këtij institucioni që në fillimet e saj u drejtua nga Luigj Gurakuqi dhe që vit pas viti formoi breza të shumtë mësuesish, të cilët u shpërndanë më pas në gjithë Shqipërinë.

Deliana tha se janë me qindra dokumente arkivore që dëshmojnë vlerat kulturore të këtij institucioni që kontribuonte përveç formimit me dije, edhe me aktivitete sportive dhe artistike duke “aktivizuar gjithë jetën e qytetit”.

“Udhëtarët” pritet që në serinë e radhës të sjellin veçantitë e rrethinave të Elbasanit ku premtojnë të tjera aspekte interesante të kësaj zone.

Deri më tani Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar pothuajse gjithë veriun, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER