“Udhëtarët” vizitojnë dy nga bukuritë e Gramshit, ujëvarën e Sotirës dhe liqenin e Dushkut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi vizituan Elbasanin dhe rrethinat e tij, “Udhëtarët” sjellin në episodin e radhës qytetin e Gramshit dhe bukuritë më të veçanta si ujëvara e Sotirës, apo liqeni i Dushkut.

Ujëvara e Sotirës, e cila buron nga Mali i Tomorit, ndodhet në fshatin me të njëjtin emër rreth 20 kilometra në jugperëndim të Gramshit. Rruga për atje është përgjithësisht e vështirë dhe kërkohet medoemos një makinë e lartë.

Rrugës për në Sotirë mund të soditen arat e mbjella me livandë ndërkohë që me makinë mund të mbërrihet deri pranë zonës ku rrjedh uji. Megjithatë do të duhen së paku 10 minuta ecje për të shkuar te ujëvara.

Ujëvara e Sotirës ka një veçanti pasi ka në vetvete dy rrëke të mëdha uji, njëra që rrjedh prej rreth 100 metra lartësi dhe tjetra, që është edhe më e fortë, që del nga një masiv i madh shkëmbi në mes tij. Prurjet më të mëdha të kësaj ujëvare janë në periudhën e pranverës, ndërsa në periudha thatësire.

Liqeni i Dushkut ndodhet gjithashtu rreth 20 kilometra larg Gramshit, por në anën juglindore të saj. Edhe për atje rruga është e vështirë dhe këshillohen makina të larta.

Ky liqen akullnajor 800 metra i gjatë dhe 400 metra i gjerë ndodhet në rreth 1,100 metra lartësi dhe është i mbuluar nga zambakë të bardhë ujit. Në lëndinat përreth ka dhe 12 hektarë pyje bredhi dhe pishe. Kjo ofrohet një pamje magjepsëse dhe qetësi fantastike sidomos për të pasionuarit pas natyrës.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar pothuajse gjithë veriun, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Mijëra familje në banesat e reja deri më 26 nëntor, Rama: Shkak i shtyrjes, pandemia

Deri më datën 26 nëntor do të futen në shtëpitë apo apartamentet e reja mijëra familje shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 2...

KQZ në Kosovë shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në të gjithë komunat e vendit...

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER