“Udhëtarët” vizitojnë Përrenjasin e traditave dhe aventurave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trashëgimia kulturore dhe peizazhet piktoreske të natyrës janë disa nga pikat që e bëjnë Përrenjasin një pikë tërheqëse për turistët.

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në serinë e radhës pikërisht këto pika tërheqëse duke bërë bashkë etnografinë e pasur të zonës dhe një nga vendet më tërheqëse për të pasionuarit pas natyrës, kanionet e Mënikut.

Përrenjasi ndodhet rreth 50 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit – 95 kilometra në juglindje të Tiranës. Në mesjetë zona fushore e Përrenjasit quhej Torvioll njohur më së shumti pasi në verën e vitit 1444 Gjergj Kastriot Skënderbeu fitoi disa beteja ndaj osmanëve.

Gojëdhëna të shumta flasin për humbje të mëdha ushtarësh nga të dyja palët aq sa “përrenjtë zunë të rridhnin gjak”. Në linjë të këtyre gojëdhënave thuhet se gjatë periudhës së diktaturës, pas Luftës së Dytë Botërore, kur u bë rithemelimi i qytetit, u vendos që të quhej Përrenjas.

Zona është e pasur me burime të shumta minerare, por dhe peizazhe fantastike të natyrës ku dominojnë pyje, lumenj dhe liqene si ato të Rrajcës. Ky peizazh vijon më tutje në veri duke u bashkuar me Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës.

Fillimisht vlen të thuhet se Përrenjasi ka mundur të ruajë me kujdes të theksuar traditën. Në qendrën kulturore dhjetëra fëmijë vijojnë të mësojnë vallet karakteristike të Rrajcës, e cila përmes ansambleve kulturore është mundur të paraqitet edhe në evente ndërkombëtare.

Veshjet tradicionale ruhen gjithashtu me fanatizëm, ku pothuajse çdo shtëpi e Rrajcës nuk nxjerr asnjë çift për t’u martuar pa veshjet popullore. Për të përcjellë këtë veçanti, Loneta dhe Renaldo u veshën me to.

Për vajzat spikat fustani me pala, shamia, çorapet e ngjyrshme, xhybja, kësula dhe jeleku me pare, që në vallen e Rrajcës i jep tjetër tingull pjesës muzikore. Ndërsa për djemtë bie në sy jeleku karakteristik, këmisha, fanella dhe pantallonat karakteristike.

Rrajca bën bashkë rreth gjashtë fshatra, të cilat njihen për punimin e gurit dhe blegtorinë. Tregues i zanafillës së hershme të historisë është fakti se një prej fshatrave quhet Skënderbej.

Për bukuritë e natyrës Rrajca dallon me lumin e Bushtricës. Rreth 3 kilometra në verilindje të urës në rrugën kombëtare rrjedha e lumit ka formuar kanionin e Mënikut.

Kanoni zakonisht ka prurje të mëdha pas reshjeve dhe për këtë këshillohet të vizitohet gjithmonë në mot të kthjellët pasi në disa pjesë mund të bëhet shumë i rrezikshëm. Eksplorimi i këtij kanioni është kthyer në guidë tërheqëse për vizitorët e Përrenjasit.

Thellë në kanion mund të dallohet “Ura e Prenit” ndërtuar me gurë shtufi rreth shekullit të XVI në lartësi 30 metra mbi kanion.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar pothuajse gjithë veriun, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

SPAK fillon hetimet për Fatmir Mediun

SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun, dosjen e të cilit e mori disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë. Kalimi i akteve është bërë...

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER