Pesë pika turistike në Korçë ku mund të shkoni pa paguar asgjë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Korça, qyteti juglindor i cilësuar shpesh si “Parisi i Shqipërisë”, është një ndër qytetet që ofron një larmi të madhe aktivitetesh duke filluar nga vizitat tek muzetë e shumtë, baret karakteristike të qytetit si dhe të provosh kulinarinë tradicionale vendase.

Megjithatë, Korça ka se çfarë të ofrojë edhe për ata vizitorë që kanë një buxhet të kufizuar.

Më poshtë, pesë destinacione ku mund të shkoni pa paguar asgjë

Pazari i Korçës

I kategorizuar si “monument i trashëgimisë kulturore” të Korçës , pazari mendohet se është ndërtuar rreth 500 vite më parë më një stil të ndërthurur midis arkitekturës osmane dhe asaj romake. Me një stil ndërtesash dykatëshe krejt të ngjashme me njëra-tjetrën, pazari ka qenë një pikë e rëndësishme ku takoheshin tregtarë që vinin prej Manastirit, Prespës, Janina, Selanikut, etj.

Xhamia “Iljaz Bej Mirahori”

Xhamia Iljaz Bej Mirahori është xhamia më e vjetër në Shqipëri ndërtuar më 1494 dhe shpallur monument kulture që prej vitit 1948. Xhamia njihet edhe për stilin e rrallë arkitekturor për shkak të kupolës prej plumbi e cila i ka mbijetuar jo vetëm kohës, por edhe dukurive natyrore, përfshi këtu tërmetin e fuqishëm në vitin 1960 i cili shkatërroi plotësisht minaren e xhamisë.

Xhamia Iljaz Bej Mirahori

Katedralja “Ringjallja e Krishtit”

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” është ndërtuar me fondet e Kishës Ortodokse Greke në vitin 1992. E ngritur aty ku më parë ndodhej “Katedralja e Shën Gjergjit”, e cila u shkatërrua plotësisht nga fushatat antifetare të regjimit komunist, sot kjo katedrale më një sipërfaqe prej afro 1,800 metrash katrorë është më e madhja jo vetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri.

Katedralja “Ringjallja e Krishtit”

Parku Rinia

I ndërtuar 60 vite më parë dhe cilësuar si “mushkëritë” e qytetit të Korçës, Parku Rinia është shtëpia e një shumëllojshmërie të madhe pemësh e bimësh. Me në sipërfaqe prej rreth 100 mijë metrash katrorë, ky park është ndër pikat më të vizituara të vendasve dhe turistëve.

Parku Rinia

Provo guidën “Korça me Biçikletë”

Përveç qytetit, edhe rrethinat e Korçës kanë mjaft vende që nuk mund t’i lini pa vizituar, si Voskopoja, apo Parku dhe Liqeni i Prespës dhe një ndër mënyrat që mund të shkoni drejt këtyre destinacioneve pa shpenzuar para është me biçikletë. Bashkia e Korçës ka përpiluar një guidë specifike të gjithë vendeve si dhe udhëzime të detajuara sesi mund të shkoni drejt tyre duke pedaluar.

Guida Korça me Biçikletë

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER