“Udhëtarët” shijojnë mikpritjen, vallet dhe këngët e Devollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krahina e Devollit, që shtrihet në lindje të Korçës pranë “Liqenit të Prespës”, është një nga më të pasurat në vlera kulturore dhe pika turistike të juglindjes së Shqipërisë.

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në serinë e radhës të veçantat e kësaj krahine me disa ndalesa në Ziçisht, Bilisht dhe në ishullin e Maligradit në Prespë.

Udhëtimi nis nga fshati Ziçisht, rreth 38 kilometra në juglindje të Korçës – rreth 40 minuta rrugë me makinë. Fshati, i cili dikur ka pasur 150-200 shtëpi, është prekur ndjeshëm nga emigrimi, megjithatë traditat e kahershme të mikpritjes kanë mbetur njësoj.

Gjergji Liço tregon për “Udhëtarët” se banorët e kanë zakon t’i presin vizitorët krahëhapur dhe në të shumtën e rasteve për këtë cilësi, kushdo që e viziton Ziçishtin kthehet sërish aty. Gjergji tha se të gjithë emigrantët kontribuojnë për fshatin përmes një shoqate të përbashkët, e cila investon më pas në mirëmbajtjen e shtëpive apo dhe rrugëve të tij.

Interesant për Ziçishtin ishte dhe Kisha e Shën Marisë ku At Viktor Konomi mirëpret vizitorët me këngë me kitare. Në fakt dhuntitë e Atit edhe si gdhendës druri – ka mundur të bëjë vetë kornizat e ikonostasin e kishës – murator dhe mirëmbajtës i kishës janë një vlerë e shtuar për vizitën atje.

Kisha në fjalë nuk u shemb gjatë vitit 1967 kur diktatura shembi pjesën më të madhe të objekteve të kultit pasi e shpalli Shqipërinë “vend atesit”. Megjithatë sikurse thotë At Viktori “ajo kishte vetëm muret”, ndaj dhe u desh shumë punë që ajo të kompletohej me ikonat dhe të gjitha pajimet e tjera.

Sidoqoftë Devolli është i famshëm për veshjet karakteristike të tij si dhe vallen devolliçe. Për këtë “Udhëtarët” vijuan rreth 10 kilometra në veri për në Bilisht, atje ku koreografi Sokol Çeka dhe vajzat dhe djemtë valltarë të zonës mundësuan një valle tipike për ta.

“Vallja devolliçe më herët është mbiquajtur edhe si vallja e trëndafilit të bardhë, pasi në rrotullim [për shkak të veshjes me fustanellë të bardhë] valltari bëhet si trëndafil,” – tha Çeka për “Udhëtarët”.

Për të pasionuarit pas historisë dhe aventurave, ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës është një udhëtim që nuk duhet humbur.

Ishulli ka një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh dhe një përmbajtje tejet interesante nga ana gjeologjike me shpella të shumta dhe një kishë të famshme si ajo e Shën Marisë, ndërtuar në shekullin e XXIII nga një fisnik i zonës si Qesar Novaku (Kesar Novak).

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER