“Udhëtarët” në Beratin e një mbi një dritareve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njohur rëndomtë si qyteti i njëmbinjë dritareve prej shtëpive prej guri ndërtuar buzë lumit Osum, Berati është një nga qytetet më të vizituara nga turistët në Shqipëri. Me një histori të pasur që daton prej shekullit VII para erës sonë, ky qytet ofron një mozaik periudhash dhe pafundësi pikash për t’u vizituar.

Pikërisht Berati ishte ndalesë e radhës për “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët sjellin për Euronews Albania disa anë të tjera të këtij qyteti historik.

Glikotë dhe rakia janë specialitete të shtëpive shekullore beratase që i japin mikpritjes së banorëve ëmbëlsi dhe hare. Po kështu në qytet mund të hasen zanate të vjetra që i kanë mbijetuar kohës sikurse janë gurë-gdhendësit apo kovaçët. Në një punishte tradicionale beratase bëhen ende enët prej bakri, apo dhe kazanët e rakisë.

Në vitin 2008 Berati u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Ky qytet rrethohet nga malet legjendare të Shpiragut dhe Tomorit, të cilët gojëdhënat thonë se ishin dy vëllezër, të cilët u dashuruan me të njëjtën vajzë. Për këtë ata u zunë, nga shpata e Tomorit u formuan vijat e Shpiragut, pasi të dy u vranë, vajza që i dashuroi të dy u pikëllua në lot, prej së cilave buroi lumi i Osumit.

Kalaja e Beratit është ndër të vetmet që është ende e banuar dhe në rreth 10 hektarë sipërfaqe mban gjurmë historike të epokave të ndryshme. Në të ndodhen disa kisha dhe të paktën dy xhami, ndërsa aty është vendosur dhe Muzeu Kombëtar Ikonografik i Onufrit.

Interesante për t’u vizituar është edhe lagjja përtej Osumit, Gjorica, e cila ka gjithashtu kisha të vjetra dhe shtëpi të vjetra karakteristike, disa prej të cilave të shpallura edhe monumente kulture.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER