“Udhëtarët” eksplorojnë fshatin agroturistik të Roshnikut në Berat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë në serinë e radhës se Berati mund të ofrojë shumë për turizmin edhe në rrethinat e tij.

Nga shumë zona që dallojnë për agroturizëm në Berat, fshati Roshnik është ndër më të spikaturit ku së fundmi atje janë ngritur disa bujtina. Ky fshat nuk është shumë larg qytetit – 14 kilometra në verilindje, rreth 30 minuta rrugë me makinë.

Roshniku shtrihet në një zonë kodrinore, e cila dallon për frutikulturë ku banorët e zonës kultivojnë kryesisht ullinj, rrush dhe fiq, prej së cilave mundësojnë prodhime të veçanta varietetesh vaji, verërash dhe rakie.

Renaldo bujti në disa shtëpi të fshatit dhe përmes Petrit Fiskës u njoh me një natyrë të veçantë të banorëve, dollitë e rakisë.

“Burrat flasin në dy mënyra, me gojë, dhe me gotë… po u ule në tavolinë dhe s’e kap si duhet gotën, më mirë mos u ul fare, sepse do të thotë se nuk e drejton dot muhabetin!” – tregon Petriti traditën e fshatit teksa ngre dolli për stafin e “Udhëtarëve”.

Fshati Roshnik është zhvilluar kryesisht gjatë mesjetës në periudhën otomane dhe këtë e tregojnë investime domethënëse si një saraje rreth 300 vjeçare, apo çezmat e vjetra të ujit.

Si një zonë beratase kulinaria është gjithashtu specialitet edhe për Roshnikun. Loneta mundi ta provojë këtë me kuzhinieren Lumturie Fiska, e cila gatoi me të një lakror me hithra dhe spinaq të pjekur në saç.

Por përveç agroturizmit, Roshniku mund të ofrojë edhe turizmin e aventurës. Fshati ka së paku dy rezervuarë të mëdhenj, të ndërtuar mes viteve 80-të, të cilët mund të eksplorohen me vozitje në kajak.

Në fakt rezervuarët, që shërbejnë për vaditjen e vreshtave dhe ullishteve, banorët i kanë shfrytëzuar vitet e fundit edhe për të kultivuar peshq me rasat. Në këtë mënyrë në menytë e bujtinave të zonës ata garantojnë një pjatë më shumë për vizitorët.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER