“Udhëtarët” zbulojnë historinë dhe plazhet e paprekura të Fierit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njohur për historinë e hershme me zona arkeologjike, Fieri është ndër qarqet më të vizituara nga turistët në Shqipëri. Qyteti antik i Apollonisë ka zanafillë 2600 vjeçare dhe manastiri mesjetar i Ardenicës është një pikë kyçe që vizitohet në Fier, mirëpo në serinë e radhës të “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji tregojnë se Fieri ofron më shumë se kaq.

Qyteti i Fierit është rreth 114 kilometra në jug të Tiranës – rreth dy orë rrugë me makinë. Emri i tij mendohet se vjen nga bima e fierit, pasi emrat e fshatrave të Fierit mbizotërojnë nga emrat e bimëve.

Ai mund të ofrojë shumë për sa i përket historisë, pasi ka një muze tejet të pasur me objekte të rralla arkeologjike dhe etnografike.

Në këtë muze ekspozohen gjetje të epokës së neolitit si thika strati, apo çekanë, të rreth 40-30 mijë viteve më parë të gjetura në zonën e Cakranit.

Interesant janë objektet qeramike të përshkruara si “lotore”, ku studiuesit thonë se mund të jenë përdorur për të mbajtur parfume. Po kështu dhe pavijoni i etnografisë ofron aspekte domethënëse të jetës dhe traditave me veshjet popullore, por dhe të aristokracisë.

Por një anë shumë pak e njohur e Fierit është ajo e bregdetit me plazhe magjepsëse për nga peizazhet natyrore dhe plazhet e paprekura nga urbanizimi. Përveç Darzezës dhe plazhit të Semanit, bregdeti i Fierit ofron dhe zona të tjera që ia vlen të vizitohen, sidomos për të pasionuarit pas natyrës dhe eksplorimit.

Rreth 18 kilometra në jugperëndim të qytetit – rreth gjysmë orë rrugë me makinë, – ndodhet fshati Pishë-Poro, që pranë bregdetit ka “Rezervatin Natyror Pishë-Poro” një zonë e mbrojtur prej rreth 500 hektarësh, që ka mbi pesë hauze – liqene të vogla uji të veçuara nga deti, – pisha, shkurre, dëllinja dhe plot lloje shpendësh apo kafshësh si lepuj, apo çakej.

Vija bregdetare, por dhe ajo e pyllit mund të eksplorohet me ecje dhe është shumë pak e eksploruar nga vizitorët. Vlen të theksohet se kjo zonë shfrytëzohet nga çafkat apo dhe flamengot në momentet e shtegtimit të tyre.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

Udhëtarët këshillojnë…

Emisioni “Udhëtarët” rekomandojnë që në eksplorimin e zonës së “Pishë-Poros” të merrni me vete një krem kundër djegies nga dielli. Po kështu këshillohet që të mos ndotet natyra pasi zona është e veçantë dhe e kategorizuar si “zonë e mbrojtur”.

“Udhëtarët” këshillojnë gjithashtu që gjatë vizitës suaj në Fier të zgjidhni “Comfort Hotel” për qëndrimin tuaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kur të marrim presidencën e BE-së do ju ndihmojmë me integrimin, thotë ambasadori çek

Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë drejt integrimit sapo të marrim presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva...

Helmimi nga plumbi, mjeku Alimehmeti: Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç më të rriskuar

Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç janë shumë të rriskuar për t’u helmuar nga plumbi, thotë mjeku Ilir Alimehmeti. Në studion e “Mirëmëngjes” ai tha...

Kukulla e ‘Squid Game’ në një park në Korenë e Jugut, tërheq vizitorë të shumtë

Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale. Kukulla e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER