“Udhëtarët” eksplorojnë Apolloninë dhe rrethinat e Roskovecit në Fier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi eksploruan historinë dhe plazhet e Fierit, “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në emisionin e radhës të veçantat e rrethinave duke mos lënë pa vizituar as Apolloninë.

Udhëtimi nis nga qyteti i Roskovecit, rreth 30 minuta rrugë me makinë larg qendrës së Fierit ku me disa ndalesa vizitohen kishat mesjetare ortodokse në Strumë dhe Kurjan, më pas këneta e zezë, pylli i Luarit dhe më tej parku arkeologjik i Apollonisë.

Qyteti i Roskovecit, zhvilluar kryesisht gjatë periudhës së diktaturës, ka marrë një pamje krejt tjetër pas investimeve të viteve të fundit duke u bërë tejet miqësor për vizitorët. Sheshi qendror është një ndalesë e këndshme për këdo që do të nisë prej aty eksplorimin e zonave përreth.

Nga Roskoveci, rreth 10 minuta rrugë me makinë, mund të arrihet fshati Strumë, ku ndodhen rrënojat e kishës ortodokse të Shën Gjergjit, kishë e shekullit të XVIII.

Sikurse tregon Renaldo, kisha është e njohur për faktin se ka qenë pikturuar me ikona nga vëllezërit Gjergj dhe Joan Çetiri. Fatkeqësisht për shkak të rrëzimit të çatisë, veprat e tyre nuk kanë mundur t’i rezistojnë kohës teksa kisha për herë të fundit qe rikonstruktuar në vitin 1930.

Vlen të thuhet se vëllezërit Çetiri kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën e Myzeqesë dhe një nga ikonat më të njohura të tyre është ajo e Shën Gjergjit dhe Dragoit, pikturuar për Manastirin e Ardenicës, e cila ditët e sotme është e ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Sidoqoftë një kishë tjetër që i ka rezistuar kohës ofron më shumë për këtë pjesë. Kisha e Shën Nikollës në Kurjan – rreth 15 minuta rrugë me makinë larg, – e rikonstruktuar pak vite më parë ka ende një pjesë të pikturave të vëllezërve Çetiri dhe djalit të Onufrit, Nikollës.

Ikonostasi i kësaj kishe mesjetare mendohet të ketë qenë prej guri dhe jo druri si zakonisht, kjo kuptohet nga kolonat dhe një pllakate e madhe që ende ndodhet në kishë. Në kodrën ku ndodhet kjo kishë, Bashkia Roskovec zhvillon vitet e fundit “Festën e Ullirit”, traditë tashmë për këtë fshat.

Interesante për zonën e Strumës është dhe këneta e zezë, një zonë kënetore prej rreth 3 hektarësh, e cila nuk është tharë pasi është nën nivelin e detit. E mbushur me kallame dhe zambakë uji, zona ka një peizazh unik. Po kështu një zonë që ia vlen të vizitohet është dhe fshati Luar, i cili me një pyll pishash të buta ka një potencial të lartë për agroturizëm.

Por ai që nuk duhet humbur medoemos në Fier është “Parku arkeologjik i Apollonisë” – rreth 30 minuta larg me makinë nga qendra e qytetit.

Parku ndodhet pranë fshatit Pojan dhe përfshin në të simbolin e arkeologjisë shqiptare “Buletrionin” – kolonadën e një institucioni të qytetit antik të Apollonisë – dy teatrot e antikitetit, shëtitoren helenistike dhe muzeun arkeologjik në manastirin mesjetar “Fjetja e Shën Mërisë”.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER