Udhëtarët eksplorojnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm një orë e gjysmë larg kryeqytetit ndodhet Divjaka, një vend që ofron një ndërthurje të jashtëzakonshme të historisë, kulturës dhe bukurive natyrore, të cilat mund t’i shijoni brenda një dite.

Kjo pikë turistike u vizitua nga “Udhëtarët” e Euronews Albania Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët e nisën aventurën e tyre nga Lugina e Karavastasë, lugina më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në detin Adriatik.

Ajo ndodhet 5 km larg Divjakës, është 15.4 km e gjatë dhe 4.1 km e gjerë, ndërsa sipërfaqen prej 433 hektarësh mund ta eksploroni falë një shëtitjeje me varkë, gjatë të cilës do të hasni dhe pamjet fantastike që ofrojnë shpendët e zonës.

Lexo: “Udhëtarët” zbulojnë historinë dhe plazhet e paprekura të Fierit

Pelikani kaçurrel me siguri është shpendi i parë që ju vjen ndërmend kur përmendet Laguna e Karavastasë sepse 6.4% e këtij lloj shpendi shumohet në këtë vend. Sipas informacioneve, vitin e kaluar kanë qenë rreth 85 çifte riprodhuese.

Banorët e Ishullit të Pelikanit dallojnë nga kaçurrelat që kanë në pjesën e sipërme të kokës, peshojnë rreth 12 kg dhe janë të gjatë rreth 1.8 m. Hapja e krahëve shkon deri në 3.2 m ndërsa karakteristik kanë dhe sqepin që është i gjatë 40 cm. Fotot e para të këtij shpendi të rrallë datojnë nga viti 1903, të bëra nga një udhëtar anglez i cili ka vizituar parkun asokohe.

Lexo: “Udhëtarët” në Beratin e një mbi një dritareve

Nëse shkoni në Luginën e Karavastasë nuk do të mund t’i afroheni shumë duke qenë se është një shpend i ndjeshëm, por për më shumë detaje jo vetëm rreth pelikanit kaçurrel mund të shkoni në Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Aty gjenden informacione të detajuara rreth gjithë shpendëve të luginës, madje do të keni mundësi të shihni vezët e secilit shpend dhe nëpërmjet një aparati të dëgjoni dhe tingujt e tyre.

Lexo: “Udhëtarët” eksplorojnë kanionet e Osumit në Skrapar

Pedonalja e qytetit është një mundësi për të shijuar ajrin e pastër dhe pamjen fantastike të pemëve përreth ndërsa plazhi në Divjakë është një mundësi jo vetëm për të shijuar detin por dhe për të thithur jodin i cili është shumë kurativ.

Para se të largoheni mos harroni të ngjiteni dhe në “ballkonin e Divjakës”, një kullë e quajtur 360 gradë edhe prej pamjes së plotë që ofron. Kulla 35 m e lartë ndodhet në zemër të parkut dhe është një pikë referimi për qytetin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Etiketimet

‘Të prekurit nga tërmeti në banesat e reja më 26 nëntor’, Rama: Shkak i shtyrjes, pandemia

Deri më datën 26 nëntor do të futen në shtëpitë apo apartamentet e reja mijëra familje shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 2...

KQZ në Kosovë shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në të gjithë komunat e vendit...

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER