Mallakastra, aty ku bëhen bashkë tradita dhe kultura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mallakastra, qyteti i radhës që vizituan “Udhëtarët” e Euronews Albania, Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, ofron jo vetëm histori dhe pamje fantastike por muzikë polifonike dhe raki të mirë.

Ndalesa e parë ishte në Parkun e Bylisit, i cili që prej vitit 1978 dhe deri më sot vijon të gërmohet, ndërsa thuhet se vetëm 20% e këtij parku është eksploruar.

Po ta krahasojmë me Apolloninë në Fier, e veçanta qëndron te monumentet e shumta, të cilët janë shumë afër njëri-tjetrit dhe jo të shpërndara, ndërsa dhe sipërfaqja është më e vogël.

Parku është rreth dy orë e gjysmë larg kryeqytetit, ndërsa mallakastriotëve iu duhen rreth 42 minuta për të mbërritur dhe vizituar çdo pëllëmbë të Bylisit, duke nisur me një nga monumentet më të mëdha, që i përket periudhës së antikitetit të vonë dhe janë dashur 100 vjet për ta ndërtuar, nga shekulli IV në V.

Unik për mozaikët fantastik, monumentet interesante dhe faktin se ende një pjesë shumë e madhe e Parkut Arkeologjik Bylis nuk është gërmuar, ai shtrihet në një pozicion dominues, 540 metër mbi nivelin e detit.

Lexo: “Udhëtarët” eksplorojnë Apolloninë dhe rrethinat e Roskovecit në Fier

“Udhëtarët” vijuan më tej me bazilikatën në Mallakastër, aty ku në vitin 865 Cari i Bullgarisë, Princi Boris u pagëzua dhe më pas në nder të tij, shteti bullgar mundësoi ndërtesën.

Njësoj si në Bylis edhe në këtë ndërtesë gërmimet vijojnë. Sa i takon historisë së emrit të qytetit, ka disa hipoteza.

Hipoteza e parë lidhet me termin latin, “mala kastra” që do të thotë “kështjellë e keqe” duke qenë se për çdo armik që ka shkuar për t’i sunduar, vendi ka qenë një barrierë e fortë.

Hipoteza tjetër lidhet me familjen e Skënderbeut. Kur heroi u martua me Donikën, Gjergj Araniti, babai i Donikës i dha në pajë vajzës një pjesë toke dhe thuhet se emri ka ngelur nga “Mall i Kastriotëve”, rrjedhimisht Mallakastër.

Lexo: Udhëtarët eksplorojnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

“Udhëtarët” nuk mund të largoheshin nga Mallakastra pa shijuar një gotë raki, karakteristik e qytetit dhe pa kënduar ca këngë polifonike.

Mallakastra shquhet për grupet e talentuara, të përbëra nga marrësi, kthyesi, hedhësi dhe kori i isos.

Prej 15 vjetësh, kënga polifonike labe është në listën e mbrojtjes nga UNESCO, provë kjo që reflekton trashëgiminë dhe identitetin e popullit shqiptar.

Në këto këngë thuhet se në çdo fshat të Mallakastrës, mund të gjendet një kala, por për fat të keq jo të gjitha iu kanë rezistuar kohës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER