“Udhëtarët” në Gjirokastrën e kalldrëmeve plot histori dhe talent

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E njohur për rrugët me kalldrëm, për shtëpitë prej guri dhe kalanë nga ku mund të shihet i gjithë qyteti, Gjirokastra ka shumë për t’u ofruar vizitorëve, nga monumentet historike e deri tek punimet artizanale, gjë që e dëshmuan edhe Loneta Progni me Renaldo Salianjin në episodin e radhës të “Udhëtarëve”.

Qyteti i Gjirokastrës është në “Listën e Trashëgimisë Botërore” së UNESCO, si një nga të paktët qytete të stilit osman që kanë mbijetuar në Ballkan, ndërsa vetë prejardhja e emrit të qytetit nuk ka ende një version zyrtar.

Sipas legjendës, gjatë pushtimit të qytetit nga osmanët, Princesha Argjiro u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë pre në duart e armikut. Që këtu thuhet se rrodhi edhe emri “Kalaja e Argjirosë”. Mirëpo kjo mbetet vetëm një legjendë, pasi qyteti përmendet që në kohën e Perandorisë Bizantine.

Sipas shpjegimit etimologjik, qyteti e ka marrë emrin nga fjalët greke “argyró” (argjend) dhe “kastro” (kështjellë) që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat ngjajnë me ngjyrën e argjendit.

Meqenëse qyteti i Gjirokastrës është një qytet i ndërtuar prej “guri”, siç e reflekton edhe shkrimtari vendas Ismail Kadare në “Kronikë në gur”, gdhendja artizanale e gurit është një profesion i trashëguar brez pas brezi në këtë qytet.

“Ai që e do lekun, e nxjerr lekun nga guri”, e quajti profesionin e tij një gurgdhendës i ri nga Gjirokastra, shprehje që përkon me gojëdhënën e përhapur në Shqipëri se gjirokastritët e kursejnë shumë paranë.

Lexo: Udhëtarët eksplorojnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Punimet artizanale janë shumë të përhapura në Gjirokastër, madje disa gra e vajza krijojnë bizhuteri, panorama dhe orendi të ndryshme nga materiale që i riciklojnë, si për shembull gurë, dru, material nga qeleshet etj. Krijimi i panoramave me anë të pirografisë është një tjetër teknikë që haset shpesh në Gjirokastër.

Qyteti i Gjirokastrës fsheh shumë thesare, një prej tyre është edhe një pus 300-vjeçar brenda një dyqani që tregton materiale artizanale në pazarin e vjetër të Gjirokastrës.

Lexo:  “Udhëtarët” në Beratin e një mbi një dritareve

Luftërat kanë lënë dëshmitë e tyre në qytet, akoma edhe ato që nuk iu erdhi dita kurrë, por u krijuan si fantazma të së ardhmes gjatë periudhës së sistemit monist në Shqipëri, siç është tuneli anti-atomik i ndërtuar për udhëheqësit e regjimit komunist, në rast se lufta me të vërtetë do iu trokiste në derë. Ky i tunel i sigurisë së lartë është ndërtuar poshtë malit të Kalasë, për të përballuar sulme të mundshme me armë bërthamore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER