“Udhëtarët” në Vunoin e historisë dhe Porto Palermon e artit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bregdeti jon, veç brigjeve të bukura fsheh edhe elementë të tjerë tërheqës, fshatra piktoreskë, natyrë të pasur, rrënoja historike por edhe aktivitete artistike. Një ndër vendet që përfshin pak nga të gjitha është Vunoi dhe Porto Palermo, pikat turistike që “Udhëtarët” zgjodhën të vizitojnë në episodin e radhës.

“Kush erdhi dhe pa Vunoin, mendja aty i mbeti thonë”, këndohej dikur për Vunoin. Në një lartësi 176 metra mbi nivelin e detit, ky fshat i Himarës karakterizohet nga shtëpitë e vjetra, rrugicat prej guri dhe Kishën 200-vjeçare të Panajasë (Shën Marisë), nga e cila kanë mbetur vetëm rrënojat.

Kryeplaku i Vunoit, Alqi Andoni thotë për fshatin e tij se nuk e krahason me asnjë vend tjetër të botës, teksa tregon edhe historinë shumëvjeçare të atij vendi.

Kryeplaku rrëfen se Vunoi ka pasur banorë që përpara erës sonë. Vunoi është djegur në të dy luftërat botërore dhe është ndërtuar sërish. Banorët e Vunoit e kanë ndërtuar fshatin duke punuar fort, kryesisht jashtë vendit.

Nga Vunoi e kanë prejardhjen njerëz të shquar si ish-zv. kryeministri Spiro Koleka, shkrimtarët Odhise Grillo dhe Dhimitër Anagnosti etj.

Lexo: “Udhëtarët” në Gjirokastrën e kalldrëmeve plot histori dhe talent

Në Porto Palermo, “Udhëtarët” morën pjesë në një festival muzikor të organizuar nga violinisti me famë botërore, Olen Cesari, i cili shpjegoi se ky festival do të presë artistë nga e gjithë bota dhe një nga veçantitë e tij, është se do të realizohet në një nga kalatë më të bukura në Shqipëri, atë të Porto Palermos.

Ky festival i Porto Palermos zhvillohet çdo të premte dhe të shtune, me Olen Cesarin që iu bashkohet artistëve me violinën e tij. Një nga arsyen pse violinisti Cesari zgjodhi kalanë e Porto Palermos, është që të tërheqë sa më shumë turistë në atë pikë turistike të Shqipërisë.

Olen Cesari është pjesë e një projekti ku zhvillohen festivale në “7 mrekullitë e botës”. Artisti e quan “projekt jete” dhe thotë se objektivi i radhës është Maçu Piçu, në Peru.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER