“Udhëtarët” vizitojnë Sarandën dhe ishullin e fundit të Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Saranda, një qytet i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore e arkeologjike, gërshetuar me bukuritë e natyrës dhe të detit, është vendi ideal për të kaluar disa ditë midis natyrës dhe historisë. Pikërisht ky qytet është vizituar në serinë e radhës nga “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.

Një nga pikat më të rëndësishme me të cilat identifikohet Saranda është Parku i Butrintit, i cili ndodhet 19 km në jug të qytetit dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s prej vitit 1992.

Drejtori i parkut tregon se gjurmët që ndodhen në Butrint kanë të bëjmë me periudha të ndryshme civilizimi, të cilat janë të pranishme nëpërmjet stileve arkitekturore të përshtatur me terrenin e Butrintit, përfshirë këtu ndërtimin romak, helen dhe venecian.

Këto stile arkitekturore e bëjnë Butrintin unik në formën e vet sepse ka një ndërthurje të shumë stileve të jetës.  Aty gjendet mozaiku më i veçantë në Ballkan që është një thesar për trashëgimin kulturore shqiptare, pasi motivet dhe konturet e tij janë bërë nga gurgdhendësit vendas.

Drejtori i parkut rrëfen se “Porta e Luanit” është porta më e famshme në qytetin antik të Butrintit, sepse ka të gdhendur në një bllok guri trupin e luanit, i cili mposht demin dhe është një simbolik që tregon se qyteti ishte i papushtueshëm.

Vetëm 15 minuta larg me varkë nga Butrinti gjendet kalaja e Ali Pashës. Ajo është ndërtuar pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit, në shekullin e IX me synim mbrojtjen e Butrintit. Kalaja mbrohej me topa, të cilat sot ndodhen në oborrin e muzeut Akropol.

Pasi vizituan skajin më verior të Shqipërisë, në Sarandë “Udhëtarët” eksploruan skajin më jugor të Shqipërisë, por në det.

Ishulli Tongo ndodhet vetëm 45 minuta larg me varkë nga Butrinti dhe ka një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Duke vizituar ishullin mund të shihni dhe Korfuzin me sy të lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocityetin e targave me Serbinë,...

Demush Shasha për reciprocitetin: Kosova për herë të parë po përcakton rrjedhën e dialogut

Drejtori i Institutit Hulumtues për Politika Evropiane, Demush Shasha e cilëson legjitim dhe strategjik vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER