“Udhëtarët” vrojtojnë flamingot dhe shpendët e peizazhit Vjosë-Nartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bukuritë natyrore, laguna, pylli i paprekur, plazhi në të cilin nuk gjendet asnjë ndërtim dhe kultura e ruajtur ndër vite janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e gjithkujt që ka patur shansin të vizitojë Peizazhin e Mbrojtur Vjosë- Nartë. Pikërisht këtë pikë turistike kanë zgjedhur të vizitojnë “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.

Peizazhi Kombëtar Vjosë- Nartë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe  prej rreth 42 km 2. Në këtë Peizazh të Mbrojtur bën pjesë dhe Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ku veç të tjerave dallon nga kisha “Fjetja e HyjLindës Mari”.

Laguna e Nartës është e dyta më e madhja për nga numri i shpendëve që ndodhen në të dhe ka një shumëllojshmëri të tyre duke filluar nga dallëndyshja e detit, çafkat, por edhe simbolin e lagunës flamingot.

Flamingot, klasifikohen tek shpendët me karakteristika të rralla. Në të shumtën e rasteve ata shihen të grupuar në hapësira të cekta uji dhe mblidhen si një grup baleti.

Biologia, Endora Çelhoxhaj tregon se flamingot nuk e ndërtojnë folenë në këtë lagunë, pasi nuk ofron kushtet e përshtatshme duke qenë se shpendët i ndërtojnë foletë pranë ujit dhe kur ngrihet niveli rrezikon t’i dëmtojë. Për këtë arsye duhet një ndërhyrje që foletë e tyre të jenë të suksesshme në të ardhmen.

Loneta Progni dhe Renaldo Salianji si shumë vizitorë të tjerë të lagunës përdorin dylbi për të parë nga afër zogjtë lagunorë në jetën e tyre të përditshme.

Ishulli i Zvërnecit ishte ndalesa e dytë në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë- Nartë për “Udhëtarët”, një ishulli me sipërfaqe 8 hektarë dhe me dru të lartë brenda tij. E veçanta e këtij ishulli është se në të gjendet një vend i shenjtë, kisha “Fjetja e HyjLindës Mari” e ndërtuar në shekullin e XII-XIV.

At Jani që shërben në këtë kishë rrëfen se ekziston dhe një version tjetër për periudhën e ndërtimit të saj. Nga kërkimet që janë bërë në biblioteka e Kostandinopojës dhe Vatikanit mendohet se kisha mund të jetë ndërtuar në shekullin VII ose të IX.

Kisha është e stilit bizantin në formë kryqi me kupolë. Ikonostasi i saj nuk është origjinal, por është sjellë nga Voskopoja pasi origjinali është djegur. Koha dhe lagështia ka bërë që kisha të mos ketë të gjithë afresket e muralet, të cilët janë dëmtuar ndër vite.

Ndërsa gjatë regjimit komunist kjo kishë ka shërbyer si kamp internimi për të burgosurit politikë.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER