Rajoni

Samiti i Zagrebit me video-konferencë, diskutime mbi ndihmat e BE-së për COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 05/05/2020 - 13:27
Text size Aa Aa

Drejtuesit e vendeve të BE-së do të mblidhen me krerët e Ballkanit Perëndimor më 6 maj, për samitin e Zagrebit, që për shkak të pandemisë do të kryhet me video-konferencë dhe jo në kryeqytetin kroat, ku ishte parashikuar fillimisht.

Samiti pritet të rikonfirmojë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si he do të diskutojë mbështetjen e rajonit për krizën e pandemisë, të shkaktuar nga COVID-19. Për këtë arsye, të pranishëm në samit do të jenë edhe përfaqësues gna Banka Europiane e Investimeve, EBRD, Banka Botërore dhe Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit.

BE e ka shfaqur solidaritetin ndaj rajonit duke mobilizua një paketë financiare prej 3.3 miliardë eurosh, si dhe duke ofruar akses të privilegjuar ndaj instrumentave të BE-së, një mbështetje që shkon përtej çdo lloj ndihme që është ofruar për rajonin nga çdo partner tjetër.

Kjo paketë përfshin mbështetje të menjëhershme për shëndetësinë, duke ofruar pajisje mjekësor. Veç kësaj do të jetë një paketë prej 750 milionë eurosh si ndihmë makro-financiare, dhe 1.7 miliardë ndihmë nga Banka Europiane e Investimeve.

Këshilli i Europës mbështeti hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, procesi i zgjerimit nuk do të diskutohet në këtë samit. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pritet t’i përshtatë përfundimet për proceset e zgjerimit dhe stabilizimit në muajin qershor.

Tregime të lidhura