Rajoni

1 viktimë dhe 20 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 16:13
Text size Aa Aa

Në Maqedoninë e Veriut autoritetet raportuan të shtunën 1 viktimë dhe 20 persona të tjerë të infektuar me COVID-19, duke e çuar bilancin total të pandemisë në 1941 raste dhe 113 të vdekur.

Viktima ishte 63 vjeç nga Shkupi dhe kishte 17 ditë shtruar në spital.

Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit kishin kryer 744 testime, prej së cilave kishin diagnostikuar me coronavirus 20 persona, 16 prej të cilëve rezidentë në Shkup.

Prej 26 shkurtit, kur u diagnostikua rasti i parë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 24,762 teste.

Nga këto teste janë pikasur 1,941 të infektuar, pjesa më e madhe e të cilëve rezident në Shkup (701) e Kumanovë (425).

Aktualisht 72 për qind e të infektuarve janë shëruar – 1,411 persona, – megjithatë Maqedonia e Veriut mbetet vendi me bilancin më të keq nga pandemia e COVID-19 në rajon.

Në raport me popullsinë, ajo ka më shumë vdekje – 54 vdekje për çdo 1 milionë banor.

 

Lexoni gjithashtu:

Bilanci javor i COVID-19, kush janë shtetet me raportet më pozitive në Ballkanin Perëndimor