25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, shumë viktima ende të paidentifikuara në varret masive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bosnja shënon përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, e konsideruar si më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Të paktën 8.000 burra dhe djem myslimanë në zonën lindore boshnjake, humbën jetën pas bombardimit nga trupat serbe të udhëhequra nga komandanti Ratko Mladiç, ndërkohë që Srebrenica ishte shpallur “strehë e sigurt” e Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Bosnjë filloi në prillin e vitit 1992, ndërsa në fillim të 1993, serbët nisën sulmin ndaj zonave me shumicë myslimane. OKB arriti të ndalonte këto sulme për një kohë të shkurtër, por presidenti i atëhershëm Radovan Karaxhiç urdhëroi që Srebrenica të bllokohej dhe asnjë ndihmë të mos hynte në qytet. Përmes një urdhri të lëshuar më 9 korrik 1995 për pushtimin e Srebrenicës, trupat serbe bombarduan qytetin.

Rreth 15.000 burra dhe djem arritën t’i shpëtonin masakrës duke u arratisur përmes pyllit, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga ushtria serbe që i priste të maskuar si ushtarë të OKB-së. 25 vite pas vrasjeve, identifikimi i viktimave është vështirësuar, edhe pse ende zbulohen varre masive.

Drejtuesit serbë të kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç u paditën në 1995. Në 2016, Karaxhiç u dënua për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e gjetura rishtazi varrosen në një ceremoni në qendrën përkujtimore të Potocari.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER