Dialogu Kosovë-Serbi, Ismajli: Hoti, profil joproporcional në krahasim me Vuçiç. Spostimi i Thaçit nuk është lajm i mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte pjesë e një diskutimi virtual në kuadër të Samitit të Parisit, organizuar nga Presidenti francez  Macron dhe Kancelarja gjermane Merkel.

Z. Hoti shpalosi parimet kryesore mbi të cilat do të zhvillohej rifillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pikat kryesore që u diskutuan ishin integriteti territorial, marrëveshja sipas kushtetutës së Kosovës dhe dialog për marrëveshje për njohje reciproke. Por presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se pala kosovare ka vënë një sërë ultimatumesh, të cilat ai i ka quajtur të pakuptimta.

Faton Ismajli, redaktor në gazetën Express tha për Euronews Albania, tha se takimi i Parisit ishte  vazhdimësi e takimeve pa asnjë rezultat që kanë filluar në 2011 dhe që kanë arritur shumë pak mes dy vendeve.

Sipas tij kemi një handikap, pasi në takim kishim kryeministrin kosovar, që është i një profili më të ulët se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

“Kjo e bën takimin të pasuksesshëm, pa ndonjë ndikim as në Serbi, as në Kosovë. Në Kosovë, Hotin e konsiderojnë si një kryeministër pa fuqi politike, pasi këtu kemi një koalicion që nuk ka as gjysmën e deputetëve.

Hoti ka kryer vetëm një obligim që ka shkuar në takim, megjithëse deklaratat e tij ishin interesante, që të mos negociohet për territorin. Problemi i Hotit është se nuk është as lider partie, është vetëm i 12-ti më votuar në Kosovë”, tha z. Ismajli.

Sipas tij, spostimi i Thaçit, i cili siç tha, me gjithë keqqeverisjet ka krijuar një bagazh të madh diplomatik  me një përvojë shumë të madhe, nuk është shenjë pozitive për procesin.

“Thaçi është njeriu kryesor që ka udhëhequr dialogun për 20 vjet. Tani ka ardhur një profesor i universitetit të Prishtinës, që nuk ka pasur as përvojë diplomatike. Hoti ka një  profil joproporcional në krahasim me Vuçiç”, u shpreh z. Ismajli.

Etiketimet

Kryeministri italian bën thirrje që finalja e EURO 2020 të mos mbahet në Londër

Kryeministri italian Mario Draghi ka bërë thirrje që finalja e kampionatit EURO 2020 të mos mbahet në Londër për shkak të përhapjes së variantit...

Kush e fiton Kampionatin Europian? Merkel përballë Draghit mbrojnë skuadrat kombëtare

Kampionati Europian është në qendër të vëmendjes jo vetëm të sportdashësve, por edhe politikanëve. Udhëheqësit gjermanë dhe italianë u takuan në kryeqytetin gjerman dhe çështja...

ONM ankimon vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imeraj. Ankimimi është bërë ditën e djeshme sapo Komisioni i Pavarur i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER