Vuçiç: Shpresojmë për një marrëveshje paqeje që do të pajtonte serbët dhe shqiptarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Reuters tha se përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për të rifilluar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës tashmë kishin filluar të jepnin rezultatet e para dhe se ai shpresonte në arritjen e një marrëveshjeje paqeje, megjithëse nuk dha ndonjë datë të përcaktuar.

Ai u shpreh se do të dëshironte të gjente një mënyrë për të pajtuar serbët, kosovarët dhe shqiptarët. Bisedimet për dialogun, mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, do të fillojnë me 17 Korrik, me anë të një video konference.

“Rikthimi tek dialogu është optimist pasi kemi pasur një përgjumje të procesit për 20 muaj. Ky është lajmi i parë optimist, ne do të fillojmë të flasim me njëri-tjetrin. Kur flasim me njëri-tjetrin, gjithmonë ulet niveli i tensioneve.

Ofron gjithmonë më shumë siguri për popullin tonë, për popullsinë serbe në Kosovë dhe popullin shqiptar. Kjo është shumë e rëndësishme.

Në të njëjtën kohë, ne të gjithë bëmë të mundur që të gjithë të jemi në gjendje të vazhdojmë me dialogun dhe të përpiqemi të gjejmë  zgjidhjet e nevojshme për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë në Kosovë.  

Dhe siç e shihni, ne kemi bërë një plan të diskutimeve për bisedime, dhe unë mendoj se është i duhuri.  Askush nuk mund të garantojë atë që do të ndodhë në fund të një procesi, por ky  është lajm relativisht optimist, nëse mund ta përdor këtë fjalë”, u shpreh Vuçiç.


Etiketimet

Saga e ‘Sputnik V’, Sllovakia kërkon sqarime nga Rusia, Gjermania gati për bisedime

Instituti për Kontrollin Shtetëror në Sllovaki ka përfunduar vlerësimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. Një raport zyrtar thotë se, vlerësimi dështoi të bënte dallimin mes përfitimeve dhe...

Zhbllokohet situata në Rinas, rifillojnë fluturimet emergjente

Pas rreth 30 orësh krizë, zhbllokohet situata në aeroportin "Nënë Tereza", me mbërritjen e avionit që solli 100 mijë dozat e radhës të vaksinës kineze Sinovac. Ministrja e...

Çerekfinalet e Europa League, fitojnë Roma e Manchester United, hap fals për Arsenalin

Manchester United, Roma dhe Villarreal fituan ndeshjet e para çerekfinaliste në Europa League, ndërsa Arsenali u ndal në barazim. Në Spanjë, Granada e kishte të...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER