Rajoni

Ministria e Financës në Serbi do të hetojë të ardhurat financiare të kritikëve të qeverisë

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 09:36
Text size Aa Aa

Ministria e Financave në Serbi ka nisur një hetim kundër dhjetëra grupeve, gazetarëve të pavarur dhe politikanëve të opozitës që kanë kritikuar korrupsionin e pretenduar qeveritar dhe politikat antidemokratike.

Një hetim i cili synon të zbulojë burimin financiar të këtyre grupeve dhe individëve, duke hedhur dyshime për pastrim parash.

Ministria mohon që bëhet fjalë për një sulm të synuar ndaj kritikëve, duke thënë se këto janë procedura të rregullta.

Grupet qytetare kanë akuzuar qeverinë populiste se po përpiqet të bëjë të heshtin kritikët, kur në vend janë shtuar pakënaqësitë për qeverisjen gjithnjë e më autokratike të Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mënyrën se si po menaxhon krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Në raportin e fundit, 'Freedom House' e cilësoi Serbinë më shumë një "regjim hibrid" sesa një demokraci për shkak të rënies së standardeve në qeverisje, drejtësi, zgjedhje dhe liri të mediave.

Tregime të lidhura