Rajoni

Bashkimi i madh i shqiptarëve, 5 parti nënshkruajnë marrëveshjen e koalicioni parazgjedhor në Mal të Zi

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 08:41
Text size Aa Aa

Të martën, 5 forca të spektrit politik shqiptar, Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, nënshkruan marrëveshjen e koalicioni parazgjedhor.  

Kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes 3 partive të tjera politike shqiptare në Mal të Zi, Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore.

Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA që i ka bërë thirrje “të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë e një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit”.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament.

Tregime të lidhura