Rajoni

Arrihet marrëveshja në Mal të Zi, qeveria e re nuk do tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Përditësimi i fundit: 09/09/2020 - 14:49
Text size Aa Aa

Opozita në Malin e Zi ka arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, të cilën e ka nënshkruar përpara gazetarëve e ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi i ri nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësinë së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua mes koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, përfaqësuar nga kryetari Zdravko Krivokapiç, lideri i koalicionit “Paqe për kombin tonë”, Aleks Beçiç dhe lideri i “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve, Krivokapiç deklaroi se nënshkrimi i saj është shenjë se rruga e zgjedhur nuk ka kthim pas.

Ata theksuan njëzëri se qeveria e re demokratike nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe as për ndryshimin e simboleve shtetërore si flamuri, stema në uniformën ushtarake dhe himni.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon që qeveria e re të miratojë ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim që të arrijë sa më shpejt anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera, ekzekutivi do të përforcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të depolitizojë institucionet qeveritare kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimit.

Tregime të lidhura