Rajoni

Bashkësia e komunave serbe, Thaçi: Dialogu i së enjtes në Bruksel, kthim prapa për Kosovën

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 11:43
Text size Aa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se rihapja e temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën.

"Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën.

Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e 'Republikës Serbe në Kosovë'.

Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin", - theksoi z. Thaçi.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve ku pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

 

Lexoni gjithashtu:

Afrohen LDK dhe AAK, partnerët e koalicionit takohen larg medias për temën e dialogut

Hoti sërish në Bruksel, në fokus agjenda e reformave, situata politike dhe liberalizimi i vizave

Tregime të lidhura