Rajoni

Autostrada e paqes, SHBA përgatit dokumentet e financimit të autostradës Nish-Prishtinë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 09:03
Text size Aa Aa

Drejtuesi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, dhe drejtuesja e Bankës për Eksport-Import kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Kjo ishte dhe një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën.

Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë drejtuesi i Korporatës Ndërkombëtare për zhvillim financiar në SHBA.

Drejtuesja e Bankës për Eksport-Import Reed e ka cilësuar këtë projekt një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ne mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësues të këtyre dy institucioneve do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin gjatë këtij muaji për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar këtë një lajm të mirë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lexoni gjithashtu:

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Agim Nesho për marrëveshjen Kosovë-Serbi: SHBA në esencë nuk zgjidhi asgjë, çdo gjë ia la Europës

Tregime të lidhura