Rajoni

Viktima në moshë të re në RMV, mjeku: Problemi kryesor tek ky grup temperatura, mund të përsëritet deri në 7 herë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 13:18
Text size Aa Aa

Maqedonia e Veriut ka shënuar pas shumë javësh një numër të lartë viktimash si pasojë e COVID-19. 9 viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e viktimave dy janë nën moshën 30 vjeç, respektivisht një 23 vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica.

Mjeku Aliriza Osmani tha për Euronews Albania se 90% e rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë mbi 70 vjeç dhe me sëmundje të bashkangjitura. Ai foli rreth përkeqësimit të gjendjes së krijuar nga pandemia duke e lidhur këtë me moshën mesatare të të prekurve me COVID, pra me moshën e tretë dhe me faktin se ka sëmundje të tjera që e përkeqësojnë situatën e tyre, ndërsa shtoi se bashkimi i virusit COVID me virozat e stinës pritet të sjellë një përkeqësim të situatës.

Ndërkaq, mjeku foli edhe për moshat e reja të cilat problemin kryesor e kanë të lidhur me temperaturën e lartë që gjatë një ditë mund të përsëritet deri në 7 herë.

Pyetur për gjendjen e spitalit infektiv në Kumanovë ai u shpreh se gjithçka ishte nën kontroll, por shprehu pasiguri për ndryshimin e kësaj gjendjeje nga çasti në çast.

“Nuk kemi ndonjë garanci të plotë. Ne e bëjmë punën tonë, por nuk varet gjithçka nga ne. Nëse komplikohet situata i dërgojmë pacientët në Shkup ku dhe trajtimi është maksimal dhe i mirë, por jo gjithkush e kalon”, - tha z. Osmani.

 

Lexoni gjithashtu : 

Dy të rinj 23 dhe 29 vjeç mes nëntë viktimave nga COVID-19 në RMV

Odat ekonomike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Të hiqen testet e COVID-19 mes të dyja vendeve

Katër të vdekur dhe 37 raste pozitive me COVID në RMV

Tregime të lidhura