Rajoni

Fondi për Preshevën, diskriminimi serb pengon zhvillimin e shqiptarëve të Luginës

Përditësimi i fundit: 05/10/2020 - 13:34
Text size Aa Aa

Në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, të mbajtur më 2 tetor në Tiranë, në mesin e shumë marrëveshjeve të nënshkruara, ishte edhe ajo për krijimin e një Fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Ky fond, do të përdorej për investime të ndryshme në Luginë, të cilët për shkak të diskriminimit nga Serbia në fusha të ndryshme, ngadalësojnë zhvillimin.

Nga gjashtë mbledhje të përbashkëta, vetëm të parën në Prizren, Kosova e Shqipëria kishin ndarë nga 50 mijë euro për rikonstruksionin e një materniteti në Preshevë. Aktualisht, nga Lugina e Preshevës, një numër i madh shqiptarësh nga kjo zonë janë shpërngulur në Kosovë ku edhe jetojnë e punojnë.

 

Lexoni gjithashtu:

Presheva kërkon 5 milionë euro nga Shqipëria dhe Kosova, Arifi: Dashuria për vendin shprehet edhe me projekte

Tregime të lidhura