Greqi, gjykata e shpall ‘Agimin e Artë’ organizatë kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Athinës e shpalli ‘Agimin e Artë’ organizatë kriminale. Gjyqi ndaj partisë e cila deri pak kohë për parë përfaqësohej me deputetë në kuvendin e Greqisë, ka nisur 5 vjet të shkuara, kur gjykata e nxori jashtë ligjit ‘Agimin e Artë’.

18 politikanë të Agimit të Artë, përfshi liderin e partisë ekstremiste, Nikos Mihaloliakos u shpallën fajtorë. 11 ish-deputetë u dënuan për rekrutim në organizatë kriminale dhe 7 prej tyre për drejtimin e një organizate kriminale.

Me qindra qytetare dhe forca të shumta policore, rreth 1500 të tilla ishin mbledhur pranë godinës së Gjykatës në Athinë ku pritej të merrej vendimi për 68 anëtarë të organizatës ekstremiste të ‘Agimit të Artë’ të akuzuar për veprimtari kriminale.

Grupi akuzohet se ka qenë i lidhur me dhjetëra sulme të dhunshme ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë të majtë.

I pranishëm jashtë gjykatës, ish-kryeministri Tsipras u shpreh se në ndërgjegjen e popullit grek, ‘Agimi i Artë’ është një organizatë kriminale dhe  sipas tij do të shkoj atje ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.

Në vitin 2012 ‘Agimi i Artë’, i njohur për tubimet militariste dhe përshëndetjet naziste, per here te pare fitoi disa vende në parlament, pasi tërhoqi mbështetjen nga votuesit e zemëruar për krizën ekonomike të Greqisë dhe ndjenjat anti-emigrante. Mbeti në parlament deri në zgjedhjet e 2019, ku nuk arriti të kalonte pragun.

Etiketimet

Raporti i KiE për “25 prillin”, shqetësim keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe akuzat për blerje vote

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës diskutoi dje raportin për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në raport evidentohen si shqetësime kryesore keqpërdorimi i burimeve...

Kriza politike në Mal të Zi, gazetarja tregon se kërkohet edhe largimi i kryeministrit

Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Votimi i rezolutës për Srebrenicën dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç ka futur...

“Bota në zmbrapsje të rëndë të drejtave të njeriut”, deklaron Komisionerja e Lartë e OKB

Shefja e të Drejtave për Njeriun në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për “veprime të koordinuara” për të luftuar një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER