Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda disa muajve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka raportuar sot në Luksemburg para ministrave të jashtëm të BE-së për gjendjen ku ndodhet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç është përsëritur dhe më herët, dialogu që rinisi në korrik të këtij viti, dhe gjatë të cilit u mbajtën 3 takime të nivelit të lartë dhe shumë të tjera në nivel teknik, është pezulluar për momentin për shkak të humbjes së mandatit nga qeveria e Kosovës për të diskutuar për temën e Bashkësisë së Komunave Serbe në vend.

Pas takimit të ministrave dhe pasi tregoi për raportimin e Lajçak para tyre, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha gjatë një konference për shtyp se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve mund të arrihet brenda disa muajsh, e jo vitesh, nëse palët angazhohen me konstruktivitet.

“Unë personalisht besoj fort se arritja e një marrëveshje përfundimtare është një çështje muajsh, e jo vitesh. Me kusht që të dyja palët të angazhohen me konstruktivitet. Por ne nuk jemi ata që parashkruajmë, por që ndërmjetësojmë, dhe nuk kemi për qëllim as të shpejtojmë në mënyrë artificiale dhe as të zvarritemi. Dhe ka marrëveshje që duhen zbatuar, dhe të tjera që duhen arritur,” – u shpreh Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Borrell theksoi se ka vetëm një dialog, dhe se e vetmja që mund të gjejë një zgjidhje mes dy palëve është BE-ja, megjithë emocionet dhe vështirësitë që përmban ky proces, pasi të dyja palët janë angazhuar për përparësinë e integrimit evropian. Përfaqësuesi i lartë i BE-së shtoi se të gjitha nismat e tjera janë të mirëpritura, edhe nga partnerët amerikanë, nëse i ndihmojnë dialogut të Brukselit, por se dy vendet duhet të përmbushin detyrimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore para se të mund të anëtarësohen në BE.

Pas raportimit gjatë takimit të ministrave, siç e lajmëroi një javë më parë, Miroslav Lajçak pritet të zhvillojë vizita dhe takime në Prishtinë dhe në Beograd gjatë kësaj jave.

 

Lexoni gjithashtu:

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë të hënën për Dialogun Kosovë-Serbi

Të pagjeturit e luftës, Kushtrim Gara: Nga Bashkimi Europian duhen më tepër veprime sesa reagime

Bajram Çerkinaj: Pa presion ndërkombëtar Serbia s’do t’i tregojë kurrë se ku i ka çuar të zhdukurit

Përfshirja e Trepçës në dialog, minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER