Rajoni

Hiqen testet e COVID-19, kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut hapet pa kushte

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 07:20
Text size Aa Aa

Nga dita e sotme hyrja në Maqedoninë e Veriut lejohet pa PCR test negativ. Vendimi i fundit i Qeverisë heq kushtin për qytetarët nga Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, të cilët deri tani, për shkak të pandemisë detyroheshin të kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kosovës, autoritetet e të cilit kanë vendosur që duke nisur nga sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Kosovës pa pasur nevojë për test negativ PCR.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovë thekson se “sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga e hëna mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19”.

Gjatë javës, vendimin për heqjen e testeve PCR negativ pritet ta miratojnë edhe Qeveritë në Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

Tregime të lidhura