Rajoni

Mbështetje për turizmin, qeveria në Shkup miraton paketën e katërt për të ndihmuar bizneset e sektorit

Përditësimi i fundit: 14/10/2020 - 07:14
Text size Aa Aa

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar paketën e katërt për Turizmin për të ndihmuar bizneset e këtij sektori.

Paketa e katërt parashikon vazhdimin e subvencionimit të pagave me rreth 240$ dhe 100% të kontributeve për aktivitetet Turizëm, Mikpritje dhe Transport deri në fund të vitit 2020.

Po ashtu, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka menduar për kthimin e taksës turistike për vitin 2019, si dhe mbështetje me grante për agjencitë turistike.

Për të nxitur ardhjen e shtetasve të huaj është menduar për teste falas të PCR-së për të gjithë turistët që do të shkojnë në Maqedoninë e Veriut.

Paketa e katër plotësohet me uljen e TVSH-së në 1% për hotelerinë deri në fund të vitit 2020, dhe zerimin e kësaj takse për agjencitë turistike.

Tregime të lidhura