Rajoni

Lajçak në Serbi: Kosova të ndryshojë kushtetutën

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 11:09
Text size Aa Aa

Pas vizitës 3-ditore në Kosovë, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është ndalur në Serbi.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuciç, ai ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin.

Sipas tij, kushtetuta nuk është Bibël që të mos ndryshohet, shkruajnë mediat serbe.

Ndërsa Vuçiç, pas takimit me Lajçak the se Beogradi është i gatshëm të vazhdojnë dialogun sa herë që të caktohet në Bruksel.

Diplomati i Brukselit tha se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të përmbushet. Një ditë më parë në Kosovë, Lajçak tha se nuk ka marrëveshje mes dy vendeve pa Asosacionin.

Ai tha se zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Mirëpo, para se të ndodhë kjo, Lajçak tha se institucionet e Kosovës duhet të fillojnë diskutimin për statutin e asociacionit.

 

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak: Nuk ka marrëveshje pa asociacionin

Tregime të lidhura