Si “avulluan” mbi dy milionë euro nga thesari i Kosovës, Euronews Albania zbardh detaje të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi dy milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetëror i Kosovës. Euronews Albania mëson se kompania e cila dyshohet se përfitoi nga ky transaksion ishte themeluar vetëm një vit më parë.

Për këtë rast policia ka arrestuar një zyrtar i cili punonte në Thesar prej 11 vitesh, ndërsa personat që janë në arrati lidhen me kompaninë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i zyrtarit është bërë mbrëmjen e së martës, ndërsa dy personat janë ende në arrati.

“Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, thuhet në raport.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thirri konferencë të jashtëzakonshme për media. Ajo e cilësoi rastin si të izoluar, ndërsa tregoi që nuk bëhet fjalë për para CASH, por për 4 transaksione të dyshimta, që në total kapin vlerën e mbi 2 milion eurove. 

“Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit. Rreth 2.1 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha ajo.

Sipas ministres, patatë janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik më 9 tetor.

“Emri i kompanisë përfituese, personave të cilët janë në arrati dhe zyrtarit të arrestuar, janë të njohur për Euronews Albania, por redaksia ka vendosur që mos t’i publikojë për shkak që rasti është ende nën hetim. Gjithsesi, referuar ARBK-së, kjo kompani ishte themeluar në gusht të vitit 2019 dhe si aktivitet primar i saj është ndërtimi i objekteve banesore dhe jo banesore. Referuar të njëjtit regjistër, njëri ndër të arratisurit rezulton të jetë pronar i saj”, raporton korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova.

Zyrtari i arrestuar ka inicialet L.G. ndërsa dy të arratisurit K.Sh dhe V.Sh mbajnë mbiemrin e njëjtë. Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.  Ky rast është thënë se ka ndodhur më 9 tetor 2020, ndërkaq arrestimi i parë është bërë të martën, më 20 tetor.

Lexoni gjithashtu: 

Mbi dy milionë euro vidhen nga Thesari i Shtetit të Kosovës

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER