Rajoni

25 vjet nga ‘Dayton’, në Bosnje e Hercegovinë ende frikë për një konflikt të ri

Përditësimi i fundit: 21/11/2020 - 11:32
Text size Aa Aa

Në Bosnje e Hercegovinë ekziston frika për një konflikt të ri, pasi liderët nacionalistë vazhdojnë të ushqejnë armiqësitë.

Kjo, kur bëhen plot 25 vjet nga akordi i paqes i ndërmjetësuar nga SHBA.

Ish-armiqtë në konflikt janë përfshirë në predikimet për pajtim mes përçarjeve etnike.

“E ardhmja është në duart e të rinjve. Por përse po ecin mbrapsht të rinjtë? Po të kisha kaluar diçka të keqe, përse do t’i shtyja fëmijët e mi apo fëmijët e tjerë ta përjetonin sërish atë që ndodhi?” – u shpreh ish-ushtare boshnjake Edisa Sehic.

Edhe një ish-ushtarak serb mendon se njerëzit duhet të bashkëpunojnë.

“Do të më pëlqente që njerëzit të bashkëpunonin më shumë. Mendoj se vetë njerëzit nuk e kanë problem ta bëjnë këtë, të bashkëjetojnë dhe të krijojnë besimin mes tyre. Kjo do të sillte një ndryshim të madh për të gjithë vendin,” – tha Janko Samukoviç.

Këtë të shtunë bëhet plot çerek shekulli që kur konflikti i përgjakshëm mori fund falë marrëveshjes së paqes të arritur në Dayton të Shteteve të Bashkuara.

Ajo i dha fund 4 viteve gjakderdhje në Ballkan.

Shumë shpresojnë se presidenti i ri do të nisë reformimin e kushtetutës së copëtuar të Bosnjes.

Tregime të lidhura