Rajoni

Ushtria në rrugë në Maqedoninë e Veriut, shpallet gjendja e krizës, qeveria do të administrojë edhe spitalet private

Përditësimi i fundit: 21/11/2020 - 10:50
Text size Aa Aa

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli mbrëmjen e djeshme gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit. Vendimi erdhi si pasojë e gjendjes së rëndë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, me shtimin e numrit të viktimave dhe rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus.

Kjo nënkupton nxjerrjen e forcave të ushtrisë në rrugë, përfshirjen e saj në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore.

Gjithashtu shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë administrimin edhe të spitaleve private për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia covid-19.

Pas këtij vendimi të qeverisë, themelohet një shtab kryesor që do të koordinojë të gjithë luftën kundër pandemisë së koronavirusit gjatë kohës së gjendjes së krizës. Ky institucion do të koordinojë 80 shtabe lokale të krizës nëpër komuna.

Gjendja epidemiologjike në shtetin fqinj konsiderohet e rëndë dhe shpallja e gjendjes së krizës është vetëm një prej masave që është marrë dhe do të jetë në fuqi për 30 ditë.

Lexoni gjithashtu:

Gjendja e krizës në RMV, propozimi i presidentit Pendarovski do të miratohet nga qeveria

 

Tregime të lidhura