Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, BE shpreh keqardhjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të martë Bashkimi Europian reagoi sa i takon vendimit të Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

BE e konsideron Jerusalemin me një status të pazgjidhur, kjo është dhe arsyeja se pse ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano në një konferencë për media pohoi se Brukseli pret nga Kosova që të ndërmarrë veprime në bazë të deklarimeve për integrimet europiane, dhe jo vendime që e largojnë Kosovën nga qëndrimet e BE-së.

 “Në përgjithësi është gjithmonë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Por kur është fjala për hapjen e ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar,” – tha Stano.

Pak ditë më parë në një mesazh në rrjetin social Facebook ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla u ndal jo vetëm tek historia dhe mbështetja mes dy popujve, por duke vlerësuar se njohja nga Izraeli është në nga arritjet më të mëdha të Kosovës dhe një epoke e re për raportet dypalëshe.



Etiketimet

Përmblidhen në një event online filma nga katër shtete të Ballkanit Perëndimor

Organizuar me iniciativë të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një event nëntë ditor online është i pari në histori që mbledh së bashku katër...

Lahutari i Kelmendit, një jetë duke u kënduar kreshnikëve dhe heronjve

Ky është Jonuz Delaj ndër trashëguesit e fundit të lahutës në trojet shqiptare. Që nga mosha 7-vjeçare Jonuzi njohu nga të parët e tij...

Kryemadhi në Kombinat: Rama kërkon ta shesë lagjen tek oligarkët

Fushata e Lëvizjes Socialiste për Integrim është ndalur në Kombinat, aty ku kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo zonë është rrënuar për shkak te...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER