Rajoni
Dialogu Kosovë - Serbi, deklarata e ashpër e Vuçiç për presidencën e Biden

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën por ai ka rezerva për presidentin amerikan Joe Biden.
Sipas tij Beogradi është duke punuar shumë, por me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë presion vetëm mbi Serbinë.
“Ju thoni se është një vend fqinj për ne. Është çështje e vizionit të Bashkimit Europian. Ne e shohim atë ndryshe. Për Madridin, Athinën, Bratislavën, nuk është gjithashtu e qartë. As ata nuk e njohin Prishtinën," - u shpreh presidenti serb.
Vuçiç iu përgjigj si më sipër, deklaratës së Serbia mund të bashkohet me Bashkimin Europian së bashku me shtetin fqinj të Kosovës.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka rikujtuar edhe një herë Serbisë mesazhin e presidentit Biden, me rastin e urimeve drejtuar për festën e 15 shkurtit.
Sekretari Blinken u shpreh në letrën e tij se Departamenti Amerikan i Shtetit është në pritje të përpjekjeve që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në fillim të shkurtit, ishte presidenti Biden, i cili në letrën e urimit drejtuar Vuçiç, i kërkoi njohje të ndërsjellë me Kosovën.
Lexoni gjithashtu:
“Porosia” e SHBA për Serbinë, i rikujton mesazhin e Biden për njohje të Kosovës
‘Serbia të njohë Kosovën’, Biden letër Vuçiç: Marrëveshje bazuar në njohje reciproke