Rajoni

Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Ana Brnabic: Dialogu me Beogradin nuk është prioritet për të 

Përditësimi i fundit: 19/02/2021 - 07:24
Text size Aa Aa

Komentet e Kurtit dhënë për Euronews duket se kanë shkaktuar debat në Serbi, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndaj tyre ka reaguar menjëherë zëvendëskryeministrja Zorana Mihajlovic.

Sipas saj, Serbia nuk është përkulur asnjëherë përpara kërcënimeve dhe shantazheve dhe Kurti nuk është dikush që mund t'i japë Serbisë mësime, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të gjallë dialogun.

Ndërkohë kryeministrja Ana Brnabic u shpreh në një intervistë për Euronews se komentet e Kurtit në përgjithësi kanë treguar që dialogu me Beogradin nuk është një prioritet për të.

Gjatë intervistës që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dha për Euronews, Kurti përmendi vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë, duke përfshirë edhe mua, që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviçit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë,” – u shpreh Kurti.

 

Lexoni gjithashtu:

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Deklarata e Kurtit për bashkim kombëtar, Spiropali: Të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët

Bashkim Kosovë-Shqipëri? Spiropali: Çështje që kërkon bisedime. Pollo: Çdo shqiptar do ta donte

Tregime të lidhura