Rajoni

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar grek arrestohet për abuzim seksual me të mitur

Përditësimi i fundit: 21/02/2021 - 09:10
Text size Aa Aa

Ish-drejtori artistik i Teatrit Kombëtar Grek, Dimitris Lignadis, është vënë nën arrest pas akuzave për abuzime seksuale dhe përdhunimin e një 14-vjeçari në vitin 2010.

Policia tha se artisti i njohur grek iu dorëzua autoriteteve mbrëmjen e së shtunës dy javë pasi kishte dhënë dorëheqjen si zyrtar i teatrit.

Arrestimi i Lignadisit, 56-vjeç, vjen disa javë pasi kampionia olimpike Sofia Bekatorou rrëfeu publikisht se në vitin 1998 ishte dhunuar nga zyrtarë të Federatës Greke të Lundrimit Sportiv. Ajo nxiti një fushatë të gjerë në rrjetet sociale me hashtagun #MeToo (Unë gjithashtu).

Nga fushata janë përmendur emra të ndryshëm artistësh të njohur në Greqi, mirëpo Lignadis është i pari që arrestohet. Ministrja e Kulturës Lina Mendoni deklaroi këtë javë se i kishte kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetonte akuzat e ngritura ndaj komunitetit të artistëve.

Tregime të lidhura