Rajoni
RMV vaksina edhe nga ''Sputnik V'', Zaev njofton për arritjen e marrëveshjes me kompaninë ruse
Maqedonia e Veriut vijon marrëveshjet me kompanitë farmaceutike për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Së fundmi, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është arritur marrëveshja me Sputnik V për sigurimin e 100 mijë dozave.
"Gjithçka që mund të bënim për vaksinën e bëmë. Bëmë porosi, marrëveshje dhe vendosëm kontakte. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që procesi i vaksinimit të mos ndërpritet dhe të vazhdojë me dinamikën e parashikuar. Kemi bërë porosi dhe kemi arritur marrëveshje me të gjitha vaksinat ekzistuese", ka deklaruar Zaev.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut vaksinimi po vijon vetëm për mjekët, me dozat e dhuruara nga Serbia, ndërsa brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë dhe vaksinat kineze të Sinopharm, ku janë porositur 200 mijë doza.
Gazetarja e Euronews Albania nga Shkupi, Ferikan Iljazi raportoi se nga dozat e para të mbërritura në këtë shtet nuk është vaksinuar as kryeministri Zaev dhe as ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Pritet që ata të vaksinohen pas mbërritjes së dozave të dyta.
Lexoni gjithashtu:
Maqedoni e Veriut, hetime për keqpërdorim të vaksinave pas denoncimeve për abuzime